Shëndeti

Pse të moshuarit janë kaq të rrezikuar nga Koronavirusi? Përgjigjen mjekët

Në pothuajse çdo vend të botës që po lufton me shpërthimin e COVID-19, personave mbi moshën 65 vjeç u thuhet që të karantinohen dhe të qëndrojnë larg nga njerëzit e tjerë që mund të rrezikojnë t’i infektojnë.



Kjo do të thotë që gjyshërit nuk do t’i shohin fëmijët dhe nipërit e tyre për disa muaj dhe rrezikojnë të ndihen vetëm emocionalisht, por edhe fizikisht.

Por pse është e nevojshme që këto masa ekstreme të zbatohen, dhe përse të moshuarit janë kaq të rrezikuar?

Përgjigja qëndron në sistemin e tyre imunitar. Ndërsa plakemi, ne kemi më shumë të ngjarë të zhvillojmë probleme shëndetësore siç janë sëmundja e zemrës, diabeti, infeksionet e mushkërive dhe kanceri.

Studimet nga pjesa e popullatës së infektuar në Kinë kanë treguar qartë se nëse ke ndonjë prej këtyre sëmundjeve pavarësisht nga mosha, është një faktor rreziku për zhvillimin e disa prej ndërlikimeve nga COVID-19, siç janë vështirësitë e frymëmarrjes dhe pneumonia.



Nëse jeni në moshë dhe keni një nga këto sëmundje jeni dyfish i rrezikuar.

SHIKO VIDEON > Në këtë qytet të Kosovës kafja po shërbehet me dron

Kur virusi COVID-19 hyn në trup, ne mbështetemi në sistemin tonë imunitar për ta njohur atë si një agjent të huaj dhe organizmi fillon punën për ta shkatërruar atë.



Një nga elementet më të njohura të plakjes është dobësimi në këtë drejtim i sistemit imunitar. Humbet aftësia për të luftuar sëmundjet.

Një pjesë e madhe e sistemit imunitar të një personi përbëhet nga qelizat e bardha të gjakut.

Këto prodhohen në palcën kurrizore si qeliza të papjekura dhe udhëtojnë në organe të ndryshme, përfshirë shpretkën, dhe çdo organ tjetër duke e pajisur organizmin me aftësinë për të luftuar sëmundjet.

Në njerëzit e moshuar, prodhimi i qelizave të bardha në palcën kurrizore ngadalësohet, duke i lënë ata me më pak lloje të qelizave të bardha të caktuara të gjakut të nevojshme për të luftuar një infeksion.

Kur koronavirusi hyn në rrugët tona të sipërme të frymëmarrjes, është e rëndësishme që sistemet tona imunitare ta identifikojnë atë si një agjent të dëmshëm shpejt përpara se të ketë kohë të përhapet në mushkëri dhe të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje.