Shëndeti

Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë

Personat që i kanë partnerët optimistë, kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe janë ma pak të rrezikuar të preken nga demenca.



Hulumtuesit thonë se njerëzit, që e kanë partnerin pozitiv apo optimist kanë rrezik më të ulët të preken edhe nga sëmundja e Alzheimerit, demenca apo çrregullime të tjera kognitive.

Ata besojnë se një partner optimist ndihmon në zhvillimin e një stili më të shëndetshëm jetësor, duke i inkurajuar ata të ushtrojnë aktivitete fizike apo të hanë shëndetshëm.

Ky studim i publikuar në revistën “Journal of Personality”, ka ndjekur më shumë se 4.000 çifte për 8 vite. Në këtë hulumtim është vërejtur se ata, të cilët kishin partnerët e jetës optimistë, gëzonin shëndet më të mirë, kjo sepse shtëpia e tyre ishte një ambient më pozitiv, më i shëndetshëm dhe me më pak stres.

“Duke marrë parasysh faktin që ne e kalojmë shumicën e kohës me partnerët tanë, kjo do të thotë që ata janë një faktor shumë i rëndësishëm edhe në zhvillimin tonë psikik dhe fizik”, tha autori i këtij hulumtimi.


Si përfundim, njerëzit që janë të martuar me persona optimistë, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të mbajnë një peshë normale të trupit, të bëjnë aktivitete fizike, të arrijnë më shumë në karrierë dhe rrjedhimisht të kenë një shëndet më të mirë./GE