Shëndeti

Paralajmërojnë mjekët: Po vini në rrezik shëndetin me këto gabime që bëni përditë

Sipas mjekëve shumicën e gjërave në situata emergjente i bëjmë gabim Hidhni kokën prapa nëse hunda juaj po rrjedh gjak, thithni helmin nga një gjarpër, lani dhëmbët menjëherë pasi të keni ngrënë.



Ka disa gjëra që i bëjmë gjithmonë sepse kështu na është thënë, por rezulton se disa prej tyre nuk janë veçse përralla të grave të vjetra. Ju mund të filloni të vini në dyshim të gjitha ritualet tuaja pasi të keni lexuar këtë artikull. Disa gjëra shumë thelbësore që keni menduar se i keni bërë mirë deri më sot gaboheni. Mos fryni ushqimin e fëmijëve

Loading...

Në fryni ushqimin e fëmijës, apo ndani ushqimin, pijen, fruçën e dhëmbëve etj mund të transmetojnë baktere të shumta. Fëmijët që nuk kanë edhe dhëmbë janë më të rrezikuarit sepse sapo kanë filluar të zhvillohen. Mos ndani ushqim, pijet apo pajisje të tjera me fëmijën tuaj dhe mos fryni ushqimin e tyre. Është më mirë të presësh t’i ushqesh vetëm pasi të jetë ftohur.

Mos e hidhni kokën prapa kur keni gjakëderdhje të hundëve


Nëse hidhni kokën mbrapa, mund të ndjeni lodhje nga gjaku që zbret në pjesën e prapme të fytit. Uluni dhe mbajeni kokën drejt dhe mjekrën tuaj paralel me dyshemenë.

Mos ngrini dikë që sapo i ka rënë të fiktë

Një nga arsyet që njerëzit ligështohen apo i bie të fiktë është për shkak të një uljeje të papritur të tensionit të gjakut, që rezulton me mos furnizimin e trurit me gjak. Nëse ngrini një person, do parandaloni që gjaku të mbërrijë në tru. Në këtë rast duhet që koka e personit të mbetet më e ulët se gjoksi i tyre. Është më mirë nëse personin e lini të shtrirë. Ata duhet të qëndrojnë në këtë pozicion për disa minuta, dhe të sigurohen që të ndjehen mirë para se të ngrihen.

Mos e gjuani fort një person që i është zënë ushqimi në anën e pasme të kurizit

Nëse e gjuani fort një person që i është zënë ushqimi në fyt, kur ndodhet në pozicion të drejtë bëni gabimin më të madh. Mbajeni personin përpara dhe bëni që ata të kolliten së pari, kjo mund të jetë e mjaftueshme. Nëse nuk funksionon, jepni disa goditje të lehta në shpinë midis teheve të shpatullave, por sigurohuni që personi të jetë i përkulur përpara se ta bëni këtë.

Mos e aplikoni akullin drejtpërdrejt në një mavijos


Lëkura është shumë delikate, nëse e bëni këtë, zvogëlon rrjedhën e gjakut dhe ngadalëson shërimin. Për më tepër, mund të shkaktojë ngrica. Vendosni akullin në një peshqir ose në ndonjë pëlhurë tjetër. Duhet vendosur menjëherë pas traumës dhe nuk duhet ta mbani më shumë se 10 minuta.

Asnjëherë mos e mbushni shishen tuaj plastike me ujë


Ka një kimikat të rrezikshme në plastikën e quajtur BPA që lëshohet në ujë dhe rrit baktere të rrezikshme në plasaritjet e shisheve. Këto baktere ndikojnë në pjellorinë dhe mund të shkaktojnë kancer. Hidhini shishet plastike menjëherë pas përdorimit të tyre të parë dhe blini një shishe uji qelqi të ripërdorshëm për ta përdorur.

Mos aplikoni gjalpë ose akull në djegie


Përrallat e gjysheve për trajtimin e një djegieje nuk do t’ju ndihmojnë. Djegia shkon thellë në lëkurën tuaj dhe ju duhet ta ftohni për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. Vendoseni djegien nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe sigurohuni që ta lini rreth 20 minuta.

Loading...