Shëndeti

Në Klinikat Infektive në vend trajtohen 589 pacientë me Covid-19

Gjithsej 589 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus mjekohen në kovid qendrat në spitalet e shtetit, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 54 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip 38 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 24 pacientë, në Veles mjekohen 41 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 95 pacientë. Në kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 63 pacientë, në Prilep 81, në kovid qendrën në Gostivar 26 pacientë, ndërsa në Strugë 18 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 37 pacientë, në Koçan 7, në Kërçovë 9, në Kavadar 73, në Gjevgjeli 10 persona, ndërsa në Dibër 13 raste pozitive dhe të dyshimta me Kovid-19.

Numri i tërësishëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 995 dhe ka rreth 400 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat.

“Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar ku do të lirohen shtretër plotësues”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?