Shëndeti

Mjeku amerikan publikon videon: Ja çfarë shohin në momentet e fundit të jetës familjarët tuaj nëse ju nuk mbani maska

Një mjek i kujdesit kritik amerikan ka postuar një video duke treguar atë që një pacient Covid-19 do të shihte në momentet e fundit të jetës së tyre.

“Unë ju premtoj, kjo është ajo që nëna juaj, ose babai juaj, ose fëmijët tuaj, kur ata do të sëmuren nga sëmundja Covid, do të shohin në fund të jetës së tyre”, thotë Dr Ken Remy, ndërsa kishte veshur pajisje të plota PPE dhe duke mbajtur një laringoskop dhe një tub frymëmarrjeje në dorë.

Dr Remy, i cili punon në St Louis, Misuri, i tha CNN se ai ka trajtuar mbi 1.000 pacientë Covid dhe intubuan mbi 100 prej tyre.

Ai gjithashtu drejton laboratorin Covid në Universitetin e Uashingtonit që po teston trajtime të reja për virusin për të ndihmuar pacientët të mbijetojnë.

“Kjo është serioze”, thotë ai në video.

“Ju lutem, ju lutem, praktikoni masat paraprake për të zvogëluar transmetimin e sëmundjes Covid në mënyrë që të mund të parandalojmë në mënyrë efektive sëmundjen për ju dhe të dashurit tuaj.”


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?