Shëndeti

Mjeku amerikan e jep lajmin e mirë për vaksinën për Covid 19

‘Po punojmë për vaksinën Covid-19 në formë tablete’.

Miliona doza të një vaksine të re Covid-19 mund të prodhohen deri në fund të vitit, sipas një shkencëtari nga San Francisko, i cili është vlerësuar nga Dr Anthony Fauci për punën e tij në të kaluarën.

Imunologu Dr Sean Tucker, aktualisht po gjykon disa kandidatë të ndryshëm për vaksina në laboratorin e tij në Kaliforni.

Tucker tha:

Shpresa ime është që ne dhe të tjerët, do të jemi në gjendje të kemi një mori shumë të madhe të materialit, miliona e miliona doza deri në fillim të vitit të ardhshëm.Për mua nuk duket e paarsyeshme, duke marrë parasysh shumën e parave që kanë siguruar Qeveria e SHBA dhe të tjerët.

Së bashku me ekipin e tij prej 8 vetësh, ai ka punuar shtatë ditë në javë, që nga janari në përpjekje për të dalë me një vaksinim të zbatueshëm për Covid-19.

Ai aktualisht ka disa pretendentë dhe të gjithë këta po gjurmohen me shpejtësi.

Vaksinat bëhen nga një adenovirus i vdekur, një nga shkaqet e ftohjes së zakonshme, në të cilin ekipi i Tucker ka futur disa nga 30 gjenet që përbëjnë ADN-në e Covid-19.

Adenoviruset janë jashtëzakonisht të zakonshme, dhe prapa afro 10 % të sëmundjeve të fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare.

Për dallim nga shumica e vaksinave, të cilat bëhen për t’u injektuar, ilaçi i Tucker-it do të dorëzohet në formën e tabletave, e cila, prodhohet më shpejt, u shpreh ai.


SHIKO VIDEON