Shëndeti

“Lufta kundër koronavirusit mund të fitohet nëpërmjet sheqerit”

Një kërkim ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit ka rënë në gjurmët e anti-virusit.



Publikimet e Shkencës së Avancuar, nga dy ekipe britanike dhe zvicerane bëjnë me dije se duke përdorur molekula të modifikuara sheqeri, të quajtura ciklodektrins mund të prishin shtresën e jashtme të virusit dhe të shkatërrojnë pjesët infektive të virusit.

Në këtë mënyrë mund të parandalohej përhapja e koronavirusit madje pa dëme në njerëz.

Kurse Australia ka rikrijuar në një laborator koronavirusin, dhe mendohet se do të jetë më e thjeshtë tashmë për të gjetur edhe zgjidhjen se si mund të ndalet.

Një mënyrë tjetër për të ndalur këtë virus është edhe me zbardhues, por është substancë shumë toksike dhe nuk mund të aplikohet në trupat e qenieve njerëzore.