Shëndeti

Ky është shteti që porosit pilulat e para të Pfizer për COVID-19

Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 70 mijë pako të pilulës eksperimentale antivirale COVID-19 të Pfizer Inc.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Pfizer bëri me dije rezultatet e provës treguan se pilula e saj Paxlovid uli me 89 për qind rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes te pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë brenda tre ditëve nga fillimi i simptomave të koronavirusit.

Koreja e Jugut ka nënshkruar tashmë marrëveshje për të siguruar 200 mijë pako të trajtimit të Merck & Co Inc për COVID-19. Ajo po kërkon të blejë 134 mijë pako shtesë, megjithëse është e pavendosur se cili trajtim.

Muajin e kaluar, qeveria tha se ishte në bisedime me farmaceutikën zvicerane Roche Holding AG, e cila po zhvillon një pilulë antivirale të lehtë për t’u administruar për COVID-19. Qeveria kishte ndarë një buxhet prej 30.63 milionë dollarësh për pilulat antivirale COVID-19.