Shëndeti

Ky është ilaçi për parandalimin dhe trajtimin e CoViD-19 që sapo hyri në fazën finale të studimit në njerëz

Firma farmaceutike Regeneron sot ka njoftuar që është duke filluar fazën e fundit të studimit klinik në njerëz të ilaçit eksperimental që ka krijuar për të parandaluar dhe trajtuar CoViD-19.

Ilaçi,i quajtur REGN-COV2, është kombinim i dy antibiotikëve që bllokojnë proteinën në sipërfaqen e SARS-CoV-2, përmes së cilës virusi futet në qelizat njerëzore.

Kompania do të hyjë në fazën e tretë dhe finale të studimit për të determinuar nëse ky ilaç mund të parandalojë infektimin tek njerëzit që kohëve të fundit i janë ekspozuar virusit – për shembull nga një person në shtëpinë e tyre.

Ky studim i fundit, i kryer së bashku me Institutin Nacional të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-s, pritet që të rekrutojë 2000 pacientë në SHBA.

“Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë me NIAID për të studiuar REGN-COV2 në kërkimin to për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit me një koktel të antitrupave antiviral që mund të jetë i gatshëm shumë më shpejtë se sa vaksina,” tha presidenti i Regeneron, George Yancopoulos.

Në të njëjtën kohë, Regeneron njoftoi që në këtë fazë do të përcaktojë aftësinë e ilaçit për të trajtuar edhe pacientët e hospitalizuar edhe ata jo të hospitalizuar me CoViD-19.

Shkencëtarët e Regeneron kanë studiuar mijëra antitrupa nga minjtë gjenetikisht të modifikuar dhe nga njerëzit, duke identifikuar dy që janë më të fuqishëm ndaj SARS-CoV-2, por pa garuar me njëri-tjetrin. Kompania përdorë një strategji multi-antitrupash për të zvogëluar mundësitë që virusi të ndryshojë në mënyrë që të bllokojë veprimin e një antitrupi. /Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19