Shëndeti

Kujdes: Çka është Escherichia coli, bakteria që u gjet në mostrat e marra nga ushqimi i restorantit të njohur në Prishtinë?

Një grua ka humbur jetën në QKUK këtë të hënë. Ajo ishte duke u trajtuar aty qe një muaj. Familja e saj po e fajëson një restorant në Prishtinë, nga ushqimi i të cilit dyshohet se H.Sh. ishte helmuar. Policia ka nisur hetimet, ndërkaq nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë mostra për testim nga restoranti, disa nga të cilat kanë rezultuar me bakterin Escherichia Coli, bakter ky që mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Express se janë marrë gjashtë mostra nga ushqime të ndryshme dhe 15 strisho nga ambientet e kuzhinës dhe mjetet e punës.

Katër nga këto strisho kanë rezultuar me Escherichia Coli dhe gjashtë me baktere të gjalla.
“Nga 15 strisho të marra, 4 prej tyre rezultojnë pozitive në: Strisho nga rubineti ˃ 300 cfu/cm 2 Escherichia Coli; Strisho nga ena plastike 50 cfu/cm 2 Escherichia Coli; Strisho nga dërrasa për prerjen e ushqimit ˃ 300 cfu/cm 2 Escherichia Coli; Strisho nga kapësja e sallatës 50 cfu/cm 2 Escherichia Coli”.

“Ndërsa nga 6 mostrat e ushqimit të marra në momentin e inspektimit kemi rezultatet si në vijim: Sallatë domatesh- Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˃ 300 cfu/gr, Bakterie koliforme 1200 cfu/gr; Sallatë e gjelbër- Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile 1500 cfu/gr; Sallatë lakre- Nr i përgjithshëm i bakterieve të gjalla mezofile 1200 cfu/gr; Sos i mishit të kuq – Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˂ 10 cfu/gr; Mish i bardhë i pjekur – Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˂ 10 cfu/gr; Gjellë (Gullash)- Nr i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile ˂ 10 cfu/gr”, ka deklaruar Thaçi.

Por çka është kjo bakterie?

Është një lloj bakteri me variante të ndryshme. Normalisht jeton në zorrët e njeriut. Zhvillohet në zorrë pastaj përmes mukozës, kalon në gjak dhe godet veshkat duke provokuar komplikacione shumë të rënda: sindromin e uremisë hemolitike. Pasoja më e keqe është isuficenca renale akute që kërkon dializë.

Escherichia coli është njëra ndër bakteret më të rënda. Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja. Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike.
Shkaktojnë vështirësi të cilat krijojnë nervozë, ndërkaq kur gjejnë vend të përshtatshëm për t’u shumëzuar, nuk eliminohen lehtë.

Simptoma të tjera mund të jenë koliti dhe dhembja e barkut. Duke qenë se dhimbjet janë shumë të forta, shpesh ky bakter ngatërrohet dhe me zorrën e verbër.

Zakonisht diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve. Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficiencë renale.

Escherichia zakonisht prek vetëm fëmijët?

Po, normalisht manifestohet në forma të rënda vetëm te fëmijët. Të rinjtë infektohen dhe “zhvillojnë” një sëmundje gastroenterite shumë të rëndë, por pa komplikacione renale. Bakteri 104, është i veçantë nga ata të studiuar deri më tani.
Kurimi:

Për fat të keq nuk ka kurë specifike, terapia me antibiotikë, ashtu si me gastroenteritet nuk është efikase, madje mund të përkeqësojë situatën.
“Nëse shkatërrohen bakteret me antibiotikë, atëherë lirohen më shumë qeliza helmuese dhe ashpërsohen simptomat. Pra kjo është absolutisht kundërproduktive. Dhe kjo është arsyeja pse antibiotikët për fat të keq nuk janë në asnjë mënyrë mundësi e terapisë për rastet me infeksionet EHEC”, thonë mjekët.

Prandaj mjekëve nuk u mbetet tjetër veç mundësisë për të zbutur simptomat. Në këtë mes ndihmojnë infuzionet, të cilat kompensojnë humbjen e lëngjeve te pacientët, te pacientët me simptoma të rënda, pastrimi i gjakut përmes dializës mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të veshkave.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?