E mërkurë, 27 Maj, 2020
Shëndeti

Kjo është simptoma më e zakonshme tek të rinjtë me koronavirus

Sipas Michael Hirsh, drejtori i shëndetit publik të Worcester, spitalet tani po shohin pacientë që janë testuar pozitivisht për COVID-19 dhe që shfaqin vetëm dhimbje barku.



“Ajo që ne kemi parë është që pacientët që vijnë nuk kanë ankesa të frymëmarrjes por ankesa për dhimbjen e barkut”, tha z. Hirsh.

Siç shpjegon Z. Hirsch, dhimbja në stomak është rezultat i një pacienti që zhvillon pneumoni në lobet e poshtme të mushkërive.

Nëse lobet janë të përflakur, shpesh acarimi në diafragmë shkakton dhimbje në bark.

“Sa më shumë ta njohim këtë sëmundje, ne do të shohim manifestime të sëmundjes që nuk i përshtaten asaj tabloje klasike të kollës së thatë dhe etheve”, tha z. Hirsh.



Hirsh tha gjithashtu se shumë nga pacientët me dhimbje barku nuk kanë patur ndonjë simptomë të frymëmarrjes.

Ndërsa aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të hartuar modele të besueshme, Z. Hirsh tha që në këtë kohë pacientët e rinj raportuan dhimbje në stomak, ndërsa pacientët më të vjetër shfaqnin simptoma të frymëmarrjes.