Shëndeti

Kështu rrezikoni të infektoheni nga Lija e majmunëve

Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;

• Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera; Periudha e inkubacionit të lisë së majmunit është zakonisht nga 6 deri në 13 ditë, por mund të variojë nga 5 deri në 21 ditë.

• Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjave limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore;

• Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;

• Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;

• Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;

• Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda;

Parandalimi

Rritja e ndërgjegjësimit për faktorët e rrezikut dhe edukimi i njerëzve për masat që mund të marrin për të reduktuar ekspozimin ndaj virusit është strategjia kryesore e parandalimit të lisë së majmunëve. Tani po zhvillohen studime shkencore për të vlerësuar fizibilitetin dhe përshtatshmërinë e vaksinimit për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunëve. Disa vende kanë, ose po zhvillojnë, politika për të ofruar vaksinë për personat që mund të jenë në rrezik si personeli laboratorik, ekipet e reagimit të shpejtë dhe punonjësit shëndetësorë.

Reduktimi i rrezikut të transmetimit njeri në njeri

Mbikëqyrja dhe identifikimi i shpejtë i rasteve të reja është kritik për kontrollin e shpërthimit. Gjatë shpërthimeve të lisë së majmunëve, kontakti i ngushtë me personat e infektuar është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për infeksionin me virusin e lisë së majmunëve. Punonjësit shëndetësorë dhe anëtarët e familjes janë në një rrezik më të madh të infeksionit. Punonjësit shëndetësorë që kujdesen për pacientët me infeksion të dyshuar ose të konfirmuar të virusit të lisë së majmunit, ose që trajtojnë mostra prej tyre, duhet të zbatojnë masat paraprake standarde të kontrollit të infeksionit. Nëse është e mundur, duhet te zgjidhen personat e vaksinuar më parë kundër lisë, për t’u kujdesur për pacientin.

Mostrat e marra nga njerëzit dhe kafshët me infeksion të dyshuar të virusit të lisë së majmunit duhet të trajtohen nga staf i trajnuar që punon në laboratorë të pajisur siç duhet.

Reduktimi i rrezikut të transmetimit nga kafshët

Duhet të shmanget kontakti i pambrojtur me kafshët e egra, veçanërisht ato që janë të sëmura ose të ngordhura, duke përfshirë mishin, gjakun dhe pjesët e tjera të tyre. Për më tepër, të gjitha ushqimet që përmbajnë mish kafshësh ose pjesë të tyre duhet të gatuhen plotësisht përpara se të konsumohen.

Parandalimi i lisë së majmunëve përmes kufizimeve në tregtinë e kafshëve

Disa vende kanë vendosur rregulla që kufizojnë importin e brejtësve dhe primatëve jo-njerëzor. Kafshët që janë potencialisht të infektuara me linë e majmunëve duhet të izolohen nga kafshët e tjera dhe të vendosen në karantinë të menjëhershme. Çdo kafshë që mund të ketë rënë në kontakt me një kafshë të infektuar duhet të karantinohet, të trajtohet me masa paraprake standarde dhe të vëzhgohet për simptomat e lisë së majmunëve për 30 ditë. Institucionet shëndetësore të cilat tashmë janë njoftuar me të dhënat për sëmundjen.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?