Shëndeti

Kardiologët invazivë në QKUK i shpëtojnë jetën 37-vjeçarit që u godit nga infarkti

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, vazhdimisht janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një rast i vendosjes së një stente te një 37-vjeçar e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu.

Sejdiu ka shkruar se infarkti po atakon tashmë shumë moshat e reja në Kosovë dhe kjo po dëshmohet edhe nga rasti i këtij të riu, i cili është pranuar në këtë klinikë me #STEMI anterior.

LEXO EDHE:  Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, deshën të nisnin luftë të dielën

Kardiologu ka treguar se pas pranimit të pacientit është realizuar #KAG dhe është bërë intervenimi me një #stentë me super rezultat final.

Përveç këtij rasti, Sejdiu ka shkruar edhe për kujdesin ndaj zemrës, kontrolleve të rregullta, duke mos lënë anash edhe përkrahjen që duhet ta kenë nga Ministria e Shëndetësisë, përmes politikave të saj.

“Kujdesi ndaj shëndetit të 🫀, duhet të kalojë në kulturë kolektive, sepse shëndeti i mirë i zemrës, është shëndet i mirë i të gjithë organizmit!

Jo çdo dhimbje e gjoksit është dhimbje e zemres, ama çdo dhimbje e gjoksit duhet trajtuar me kujdes maksimal nga profesionistet shëndetësor!”, ka shkruar Sejdiu.

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike