Shëndeti

Ju hapet goja vazhdimisht: Pesë situata kur kjo është simptomë e problemeve shëndetësore!

Hapja e gojës nuk është vetëm shenjë e përgjumjes dhe lodhjes



Pas këtij veprimi mund të fshihet edhe ndonjë problem më serioz shëndetësor, transmeton Telegrafi.

Problemet me gjumin

Nëse ju hapet goja vazhdimisht dhe keni edhe gropa të mëdha të syve dhe në shumicën e kohës jeni të përgjumur, probabiliteti më i madh është që natën të mos flini gjumë 7 deri në 9 orë të nevojshme.

Ka shumë gjëra të ndryshme për shkak të të cilave nuk mund të flini mirë gjumë – nga sindroma e këmbëve të shqetësuara deri te apnea – çrregullim i gjumit në të cilin disa herë pushoni të merrni frymë në gjumë.


Anksioziteti

Pulsi i rritur, shtrëngimi në gjoks, frymëmarrje e shkurtër, dobësim, djersitje e madhe apo ndjenja që çdo gjë ju del nga kontrolli, janë vetëm disa shenja të anksiozitetit.

Kjo me siguri është pasojë e rraskapitjes fizike dhe stresit të cilat i shkakton anksioziteti. Mbase nuk duhet të theksojmë posaçërisht që vënia e anksiozitetit nën kontroll mund të zvogëlojë hapjen e gojës si edhe simptomat e tjera të padëshirueshme.

Depresioni

Nëse ju hapet goja vazhdimisht, ndoshta jeni në depresion. Pos kësaj, njerëzit depresivë kanë nevojë më shumë kohë të kalojnë zgjuar duke pushuar apo madje edhe duke fjetur gjumë. Depresionin, si edhe anksiozitetin, duhet mbajtur nën kontroll me ndihmën e terapisë dhe ilaçeve.

Problemi me zemrën

Mjekët theksojnë që hapja e gojës mund të tregojë probleme me zemrën, gjë që shkakton që trupi të mos mbushet në mënyrë të drejtë me oksigjen. Ndonjëherë hapja e tepruar e gojës mund të vërehet te njerëzit të cilët përjetojnë sulm në zemër apo sulm në tru.

Nëse hapjen e gojës e shoqërojnë simptoma të pazakonshme si p.sh. marramendja, lodhja, ose dhembjet në gjoks të cilat shkojnë në dorën e majtë apo në qafë, bashkë me frymëmarrje të shkurtër, duhet kërkuar Ndihmën e shpejtë.

Problemi me mëlçinë

Pos hapjes tepër të vazhdueshme të gojës, disa simptoma të njohura të problemeve me mëlçinë përfshijnë edhe përgjumje të tepërt gjatë ditës, verdhëzën (lëkurë dhe sy të zverdhur), humbje të apetitit, krupë, lajthitje dhe ënjtje të duarve ose të shputave.