E martë, 26 Maj, 2020
Shëndeti

Gjermani, BioNTech njofton se rezultatet e para të vaksinës antikoronavirus dalin në korrik

Ndërmarrja farmaceutike gjermane “BioNTech” njoftoi sot se pret të shohë rezultatet e para nga provat e saj klinike për një vaksinë antikoronavirus në fund të qershorit ose në korrik.



“Studimet klinike mbi vullnetarë, që po kryhen në Gjermani dhe SHBA, kanë për qëllim të përcaktojnë sigurinë, efikasitetin dhe dozimin optimal të katër vaksinave të mundshme kundër koronavirusit”, tha drejtori ekzekutiv, Ugur Sahin.

“BioNTech”, në Gjermani dhe “Pfizer” me qendër në SHBA po bashkëpunojnë për të krijuar kapacitetin e prodhimit, me shpresën se miliona doza të një vaksine mund të jenë në dispozicion deri në fund të këtij viti, nëse ajo merr miratimin e nevojshëm nga enti rregullator.

Në Europë, 200 vullnetarë të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 janë pjesë e testimeve. Në SHBA, do të vaksinohen rreth 360 vullnetarë të shëndetshëm, fillimisht vetëm me subjekte midis moshës 18 dhe 55 vjeç, por më vonë edhe me vullnetarë të moshuar.



LEXO EDHE:
Eksperteja kineze: Nëse nuk i studiojmë viruset e reja, do të kemi një shpërthim tjetër