Shëndeti

Duhanpirës tani është momenti: Hidheni duhanin, jeni të rrezikuar nga koronaviurusi

DUHANPIRËS TANI ËSHTË MOMENTI: HIDHENI DUHANIN, JENI MË TË RREZIKUARIT NGA KORONAVIRUSI



Pulmologu, Shpetim Thaçi ka folur rreth situatës së shkaktuar nga koronavirusi në Kosovë, shkruan Insajderi.

Pulmologu Thaçi ka thënë se duhanpirësit janë më të atakuar nga COVID-19.

“Ata të cilët janë duhanpirës edhe në bazë të studimeve janë më të atakuar, dhe kjo është e njohur qysh me herë sepse duhani dëmton rrugët mbrojtëse të sistemit respirator bën një teren të përshtatshëm tek këta pacientë që të infektohen më shpesh dhe më shumë prej infeksioneve qofshin virale, qoftë bakteriale”. ka thënë ai.

Ai thekson edhe një studim në të cilin bëhet thirrje që në këtë kohë të koronavirusit të paktën të ndalet konsumimi i duhanit.



“…Madje në një studim që lexova bëhet thirrje që ata që pinë duhanin është mirë ta lënë në këtë fazë për shkak se janë disa cidje në sistemin respirator të cilat e mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga gjitha infeksionet dhe nëse ata lënë duhanin brenda 24 orëve lëvizshmëria e këtyre cidjeve bëhet më e madhe dhe nuk lejon depërtimin e infektimit depërtimin e infeksioneve virale në këtë rast edhe të koronavirusit”, është shprehur mjeku.

Gjatë intervistës pulmologu dha disa këshillat specifike për pacientët me probleme pulmologjike, si dhe për gjendjen e përgjithshme në vend nga COVID-19.

Sot janë konfirmuar edhe 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e quar numrin në 106 të të infektuarve në vend.



Ndiqeni intervistën e plotë:

Njëra nga shenjat e koronavirusit edhe problemi me frymëmarrje – pulmologu, Shpetim Thaçi jep këto këshilla

Njëra nga shenjat e koronavirusit edhe problemi me frymëmarrje – pulmologu, Shpetim Thaçi jep këto këshilla

Julkaissut Insajderi Maanantaina 30. maaliskuuta 2020