Shëndeti

Dhjetë treguesit kryesorë që na paralajmërojnë nëse jemi infektuar me Covid-19

Shkencëtarët po mësojnë më shumë çdo ditë për koronavirusin misterioz dhe simptomat që shkakton.

Ethet, kolla dhe gulçimi janë simptomat që gjenden në pjesën dërrmuese të të gjitha rasteve me Covid-19. Por ka edhe sinjale shtesë të virusit, që mund të jenë në formën e të ftohtit ose gripit.

Të gjitha simptomat mund të shfaqen nga dy deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Këtu janë 10 shenja që mund të tregojnë se keni Covid-19 dhe çfarë të bëni për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj.

1. Gulçim

Gulçimi nuk është zakonisht një simptomë e hershme e Covid-19, por është më seriozja. Nëse gjoksi juaj bëhet i ngushtë ose filloni të ndiheni sikur nuk mund të merrni frymë thellë, kjo është një shenjë për të vepruar shpejt, thonë ekspertët. Telefononi urgjencën ose mjekun e familjes. Një shenjë tjetër është edhe dhimbja e vazhdueshme ose presion në gjoks.

2. Ethet

Ethet janë shenjë kryesore e Covid-19. Kjo vjen si pasojë e një temperature relativisht të lartë. Trupi jonë ka temperatura të ndryshme gjatë ditës dhe idealja për të matur temperaturën është pasditë vonë ose sa fillon mbrëmja. Nëse temperatura juaj është e lartë atëherë ju duhet të flisni me një mjek.

3. Kollë e thatë

Kollitja është një tjetër simptomë e zakonshme. Bëhet fjalë për një kollë të thatë që e ndjeni thellë deri në gjoks.

Një raport i nxjerrë nga Organizata Botërore e Shëndetit në shkurt zbuloi se mbi 33% e 55.924 personave me raste të konfirmuara laboratorike me Covid-19, kishin kollë me sekrecione, një mukus të trashë që vjen nga mushkëritë e tyre.

4. Të dridhura dhe dhimbjet e trupit

Të dridhurat dhe dhimbja e truit është një tjetër simptomë, por sipas ekspertëve jo domosdoshmërisht trupi i njeriut do ketë një reagim kaq të rëndë. Disa mund të mos kenë të dridhura ose dhimbje trupi fare. Disa të tjerë mund të kenë të dridhura të buta të ngjashme me gripin, lodhjen dhe muskujt e dobët, gjë që mund ta kemi të vështirë të zbuljmë nëse ësht grip apo koronavirus.

5. Konfuzion i papritur

CDC thotë se një konfuzion i papritur ose një paaftësi për të qenë vigjilent mund të jetë një shenjë serioze që kërkon kujdes urgjent. Nëse ju ose një i afërmi juaj keni këto simptoma, veçanërisht me shenja të tjera kritike si probleme me frymëmarrjen ose dhimbje në gjoks, kërkoni ndihmë menjëherë.

6. Çështjet tretëse

Nga studime të bëra mbi pacientët me koronavirus, shkencëtarët zbuluan se shumica prej tyre kanë përjetuar diarre ose kishin probleme me stomakun.

Simptomat fillestare në rastet e buta me koronavirus janë: probleme me çështjet tretëse si për shembull diarre, shpesh pa ethe.

7. Syri rozë

Hulumtimet nga Kina, Koreja e Jugut dhe pjesë të tjera të botës tregojnë se rreth 1% deri në 3% të pacientëve me Covid-19 kishin konjunktivit, i njohur zakonisht si syri rozë.

Konjunktiviti është një inflamacion i shtresës së hollë, transparente të indeve, të quajtur konjuktiva, që mbulon pjesën e bardhë të syrit dhe pjesën e brendshme të qepallave.

Por SARS-CoV-2 është vetëm një nga shumë viruse që mund të shkaktojnë konjunktivit, kështu që nuk erdhi si befasi për shkencëtarët. Sidoqoftë, një sy rozë ose i kuq mund të jetë një shenjë paralajmëruese për të telefonuar mjekun tuaj.

8. Humbja e erës dhe shijes

Disa simptoma të hershme të koronavirusit janë edhe humbja e erës apo shijes.

Ajo që quhet anosmia, që në thelb nënkupton humbjen e erës, duket se është një simptomë që u shfaq në një numër pacientësh pa simptoma të tjera.

Një analizë e fundit e rasteve më të buta në Korenë e Jugut zbuloi se simptoma kryesore që paraqitet në 30% të pacientëve ishte humbja e nuhatjes.

9. Lodhja

Për disa njerëz, lodhja ekstreme mund të jetë një shenjë e hershme e koronavirusit. Raporti i OBSH-së zbuloi se gati 40% e afro 6.000 personave me raste të konfirmuara laboratorike ndiheshin të lodhur.

Lodhja mund të vazhdojë edhe shumë kohë pasi virusi të jetë zhdukur. Sipas raporteve, njerëzit që janë shëruar nga Covid-19, do ndihen të rraskapitur dhe nuk do kenë energji për disa javë me rradhë.

10. Dhimbje koke, dhimbje të fytit, kongjestion

Raporti i OBSH gjithashtu ka zbuluar se gati 14% e pothuajse 6.000 rasteve të Covid-19 në Kinë, kishin simptoma të dhimbjes së kokës dhe dhimbje të fytit, ndërsa gati 5% kishin kongjestion të hundës.

Padyshim që nuk janë shenjat më të zakonshme të sëmundjes, por dukshëm të ngjashme me ftohjet dhe gripin. /Ora News.tv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19