Shëndeti

Dalin studimet e para: Sa do të zgjasë imuniteti i trupit të njeriut pas vaksinës

Ndërsa vaksina COVID-19 po shpërndahet në popullatë, janë të shumtë ata që kanë filluar të ndihen optimistë për mposhtjen e pandemisë.

Por sa do të zgjasë mbrojtja nga vaksina.

Megjithëse, do të jenë studime të detajuara që do ta tregojnë atë, një raport i ri thotë se vaksina COVID do t’ju mbrojë për të paktën 119 ditë, ose rreth tre muaj.

Studimi u botua në “New England Journal of Medicine” që shqyrtoi vizitat pasuese me 34 pacientët e parë që morën të dyja dozat e vaksinës Moderna COVID-19.

Mjekët zbuluan se ndërsa antitrupat ranë disa javë pas inokulimit, ishin akoma të pranishëm tre muaj pasi ishin administruar të dyja dozat – dhe qëndruan në nivele më të larta sesa ata që ishin shëruar nga infeksioni, raporton The “Washington Post.

Kurse “New York Times” sqaron se këto gjetje nuk do të thonë se imuniteti zgjat vetëm tre muaj – kjo është vetëm “gjatësia e kohës që njerëzit janë studiuar deri më tani”.

Studiuesit planifikojnë të kryejnë studime të tjera të detajuara, për të parë hde provuar saktësisht sa më mund të zgjasë imuniteti ndaj vaksinës./NOA.al

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?