E mërkurë, 27 Maj, 2020
Shëndeti

A është e rrezikshme t’i përdorim vet, ilaçet kundër COVID-19?

Frika nga kornavirusi, tashmë ndjehet tek të gjithë njerëzit anë e mbanë botës.



Simptomat i dinë të gjithë dhe që me ndjesinë e njërës prej tyre, priren të përdorin ilaçe të ndryshme, pa u konsultuar më parë me një mjek.

Drejtoresha e Qëndrës Kërkimore në Itali, Patrizia Popoli është shprehur se në asnjë rast nuk është i justifikuar përdorimi i ilaçeve kundër Covid-19.

Ajo shprehet se është diçka e rrezikshme, pasi ilaçet e paautorizuara kanë efekte anësore.

Ato kurrë nuk duhet të përdoren pa u konsultuar me një mjek dhe përdorimi në shtëpi i tyre mund të përkeqësojë gjendjen.



Ajo shprehet:

Të gjitha ilaçet kanë efekte anësore, dhe vetë-mjekimi mbart rreziqe edhe më serioze kur përdorni ilaçe të paautorizuara. Në rast të blerjeve në internet, atëherë këto rreziqe shumëfishohen sepse medikamenti mund të jetë e falsifikuar.

Burimi: tgcom24