Shëndeti

A është e mira birra për veshkë? Tregon doktori!

Të gjithë e dimë se birra është pije alkoolike që njerëzit preferojnë ta konsumojnë me ushqime të caktuara, e veçanërisht në Amerikën veriore dhe Evropë. Birra ka përmbajtje më të madhe të proteinës dhe vitaminës B sesa vera, përderisa antioksidantët e vet janë ekuivalentë me atë të verës.

Ndonëse tek njerëzit flitet se birra i mban të shëndetshme veshkat. Lidhur me këto, urolog Arton Grajqevci, në emisionin “E Diela Vlen” në ATV, ka thënë se nëse birra pihet me masë, ka studime të ndryshme që pohojnë se mund të mbrojë veshkat, por jo të teprohet.

“Nëse pimë një litër ujë, përafërsisht diku 400 deri 500 ml do t’i urinojmë, nëse pimë birrë, i qesim 1000 ml. Kjo i bie që birra automatikisht qarkullon dhe kemi një qarkullim më të mirë të veshkës. Ai është efekti i punës së mirë të birrës. Por, askund nuk kam lexuar në literaturë që preferohet të pish birrë apo alkool që është e mirë për veshkën”, ka thënë Grajqevci. /atvlive.tv