Shëndeti

A e dini pse jargosemi ne gjume? Trupi juaj po tregon dicka

Jargosja është pështyma e tepërt që del jashtë gojës së një personi dhe këtë ne e bëjmë shumë shpesh. Por a e keni ditur se nëse ky fenomen ndodh vazhdimisht, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje ose keqfunksionimi në trup?

Pse jargosemi?

Kur flemë gjumë muskujt tanë të fytyrës janë totalisht të relaksuar. Pasi pështyma akumulohet në gojë gjatë gjumit, ajo ngadalë mund të fillojë të rrjedhë jashtë saj për shkak të muskujve të relaksuar të fytyrës, që lënë gojën hapur. Kështu, ne përfundojmë me një jastëk të lagur i cili nuk është shumë i rehatshëm për të fjetur në të.

Jargosja e tepërt ose hipersalivimi mund të jetë shenjë e një sëmundje neuro logjike ose rezultat i kongjestionit hundor. Gjithashtu, njerëzit që tashmë kanë probleme me shëndetin, si sulm, kanë gjasa të jargosen më shpesh dhe më tepër.

Si ta reduktoni jargosjen ose ta ndalni atë tërësisht?

Një nga arsyet kryesore të jargosjes është hunda e bllokuar, që e shtyn personin të marrë frymë përmes gojës dhe që mund të çojë në jargosje. Pastrimi dhe zhbllokimi i sinuseve hundor mund të jetë një mënyrë e mirë për të mos pasur jastëk të lagur çdo natë.

Ja disa mënyra si ta zhbllokoni sinusin: një dush i nxehtë do të pastrojë hundën dhe do të mundësojë frymëmarrje normale gjatë natës; vajrat esencial, sidomos ata që përmbajnë eukalipte, do t’ju ndihmojnë të merrni frymë më lirshëm dhe gjithashtu ju ndihmon të bëni gjumë më të mirë; produktet si Vick’s Vaporub do të zhbllokojë hundën dhe do të mundësojë rrjedhje më të mirë të ajrit.

Ndryshojeni pozitën e fjetjes

Mund të tingëllojë e çuditshme por të flini në shpinë është pozita ideale për të mos pasur jargë, pasi e gjithë pështyma që prodhohet nga trupi juaj qëndron në gojë dhe nuk rrjedhë jashtë.

Nëse flini në krahë ose në bark, pështyma e akumuluar do të rrjedhë jashtë gojës dhe prej saj në jastëk. Kontrollohuni tek mjeku- Nganjëherë mjekët mund t’ju këshillojnë t’i nënshtroheni operacionit për t’i hequr gjëndrat.

Zakonisht kjo ndodh kur ka probleme serioze neurologjike, që fshihen prapa jargimit. Natyrisht, para se ta bëni këtë, çdo mjek do të provojë metoda jo-kirur gjike njëherë dhe do të ofrojnë ope raci onin vetëm në rast se metodat nuk ndihmojnë