précis

Vdes ylli i filmit “The Godfather”

Ka vdekur James Caan, një nga aktorët e filmit super të njohur “Godfather” (Kumbari).

Ai vdiq në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e aktorit, por nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

“Familja vlerëson dashurinë, ngushëllimet e përzemërta dhe kërkon që të vazhdoni të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë” – kanë shkruar ata.

Caan njihet për rolin e tij si Sonny Corleone në klasikun e vitit 1972, “The Godfather”, i cili i dha atij një nominim për Oscar për aktorin më të mirë dytësor dhe Golden Globe për aktorin më të mirë dytësor.

Ai e luajti sërish të njëjtin rol në “The Godfather Part II” në 1974.

Karrierën e tij ai e filloi në vitin 1960 duke pasur role kryesore në filmat si: Howard Hawks “Red Line 7000” dhe “El Dorado”.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje