précis

Valmir Tertini, profili i një regjisori të suksesshëm

Çmimet dhe vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare

Librat, dokumentarët dhe filmat, trinomi i një jete me angazhime

Shkruan: Egla Xhemali

Përtej profilit të një regjisori, impresione.

Thonë se sytë tregojnë brendinë e njeriut. Ndërsa, ai, nuk lë asnjë shteg, për të fshehur gjithë pasionin e jashtëzakonshëm, që ka për artin, të bukurën estetike. Të krijosh do të thotë të besosh fort në atë që do dhe tu japësh jetë edhe gjërave, që të tjerëve u duken krejt të zakonshme.

I sprovuar me libra, filma e gjithçka tjetër që i ka rrokur shpirtin nëpër dimensione të pafundme, Valmir Tertini padyshim është një nga modelet më të mira të suksesit përmes punës së gjatë, që për të është e bashkëlidhur me ekzistencën. Ashtu do të vinte dhe takimi ynë i parë, teksa punonte për dokumentarin e gjatë mbi jetën dhe veprimtarinë e gjatë të aktorit Bekim Fehmiu.

Teksa fliste më bëri përshtypje pasioni me të cilën kishte marrë udhë një projekt, që Tertini kishte dashur prej kohësh t’i jepte frymë. Ndërsa xhirimet pritej të nisnin intensivisht Tertini tregohej entuziast për atë që do të vinte së shpejti për publikun. E ndër të tjera, regjisori më foli edhe për jetën,që prej disa vitesh, kishte nisur këtu në Shqipëri.

I kënaqur me ndryshimet që kanë ndodhur kohët e fundit, Tertini tha se ndihej i lumtur që tanimë aktiviteti i tij po marrin jetë nga Shqipëria pra Tirana ishte si një hap i ri.

Regjisori ndau me mua edhe përjetimet e marrjes së çmimeve dhe vlerësimet e ndryshme nga juritë nëpër botë. Ajo që më bënte përshtypje ishte modestia e një njeriu, që s’njeh gjë tjetër pos punës dhe motivohet nga gjithçka përreth. Pasioni për librat ishte një tjetër fushë, e cila nga përbashkonte.

Një lexues i përkorë, që ishte ushqyer me letërsi të mirë e që koha i shtonte dhe më shumë dëshirën për të njohur shkrimtarë që eksperimentojnë. Fundja, një lexues i mire i të nesërmen ka shumë mundësi të jetë një shkrimtar i mirë i së nesërmes. E nuk ka dyshime që Tertini ka shkëlqyer edhe në këtë aspekt.

Filmat Tradhti me letra i relaizuar ne 2016 dhe Vule ne 2019, tanime ted y se bashku grumbullojne 22 cmime dhe qindar festival, aty shihet realiteti shqipfole. Tek Tradhti me letra, martesa per dokumentacion, ku haptazi verehet pakenaqesia per nje hap nga jeta me e mire ekonomike, e Vule trajton problemet e individeve ne ambasada te huaja ku papergjegjesia kalon nivelin. Te dy keto filma taashme te suksesshem e te vlersuar nderkombetarisht jane te zymte nga qasja e vete histories, nga imazhi, nga fytyrat e karaktereve qe percjell, por edhe nga tok fjaleshi I paket, ku ne pah eshte veprimi.

Te sjellesh plaget ne ballkanin perendimor nepermjet disa minutash ky eshte arti I shtate qe regjisori Valmir Tertini na shpreh, na vizualizon, vetem e vetem permes kinematografise.

Aftesia regjisorjale per te shprehur problematiken ne film eshte nje vlere e shtuar e kineastit Tertini. Tek filmi Tradhti me letra kete verejme ne disa skena, ku gjerat thuhen ne formen implicite, e jo ate eksplicite, pra gradualisht ne kuptojme dhe vijm tek rrefimi qe ai ka pergatitur permes mozaikut te skenave, gruaja praqitet si e motra nje skene kuptimplote ku shofim gezim e hidherim te airoporti, pastaj ne gjithe kete gjendje ankthi kemi batuten ku permendet fiziku I gruas ggjermane.

Regjisori Valmir Tertni eshte I mprehte me aftesite gjeniale prej nje artisi, permes mizanskenes qe na ka vendosur na bejme te kuptojme Bufin ne dy dimensione tek filmi Vule, i pari tek skulptura ne zyren e Viktorias e e dyta tek shtrati ku Tina ia le unazen ne forme bufi, kjo lidhet ndesh me pelqimin e karakterit psikologjine dhe sociologjine e saje, ne zyren e saje verjeme dhe pikturen e njohur gjermane, madje ne shume festival ku filmi eshte shfaqur atje jane ngazellyer audienca per kete gjetje unike ne filmin e Tertinit.
Krejt ne fund, gershetimi, gjetja e temes, trajtimi e kandveshtrimi e bejne regjisorin Valmir Tertini tejet unik ne menyren e te rrefyerit permes pamjeve.

Valmir Tertini regjisor Filmi

U diplomua në Tirane në Akademinë e Arteve, fakulteti i Artit Skenik, dega Regji- Filmi në klasen e profesorit Gjergj Xhuvani, ku përfundoi studimet Master.

Drejton Klubin Medial në World Academy of Tirana (WAT) Ligjërues mbi filmin.

Drejton departamentin audiovizual në Hospitality & Tourism Academy

Ka botuar dhjetra artikuj, analizë e kritikë filmi në gazeta në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Themelues dhe autor i projektit SKENA, ku trajnohen të rinjtë për artet mediale.

Ka qenë antar i jurisë në tre festival filmi në Indi.

Koordinator për Kosovë i organizatës DoArt.

Ka qene pjesë e trajnimeve në Stamboll për television, Beograd, Tiranë, Bruksel, Berlin mbi artin e shtatë e deri në forumin e filmit në New York, pjesë në sheshxhirimin e serialit Blindspot
nga Jaimie Alexander në Times Square.

Autor i projetit videoPOeZI.

Fitues i 31 çmimeve prej tyre 28 ndërkombëtare.

Filmografia:

Filmi, Caj Rusi (2012) fitues i 2 çmimeve

Tyrbe lez (2013) i prezantuar në disa festivale

Dokumentari “Elektricisisti i nëntokës” (2015) fitues i 7 cmimeve

Filmi, Tradhti me letra (2016) fitues i 11 pmimeve.

Filmi, Vulë (2019) fitues i 11 çmimeve

Po realizon dokumentarin e gjatë mbi jetën dhe veprën e aktorit Bekim Fehmiu.

Librat e publikuara:

Por (2011)

Unë si unë (2013)

Arte Mediale (2014)

Kosovafilm (2018)

Filmberja (2019)

Fjalori filmik (në përgatitje)

Jeton dhe vepron në Tiranë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?