précis

Thënie për budallain

– Asnjëherë mos debato me një budalla. Një tjetër që mund të jetë duke shikuar, nuk do të dijë të bëjë diferencën.



– Idioti më i madh se ai që i di të gjitha, është ai që nuk pajtohet me të.

– Njerëzit e zgjuar e dinë se ka vetëm një botë. Idiotët jetojnë secili në botën e tij

– Çdo kush ka të drejtë të më pyesë, por një të marri e kam vështirë t’i përgjigjem.

– Budallai që ecën, është me më shumë vlerë se dhjetë intelektualë që rrinë.


– Nuk duhet të japim tek njerëzit me opinione idiote, kënaqësinë e zemërimit tonë.

– Që të dukesh idiot në sytë e budallait është një kënaqësi estetike.

– Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë logjikë.

– Idiotin mund ta kuptojmë nga dy tregues: flet për gjërat që janë të padobishme për atë dhe shpreh opinion mbi diçka që askush nuk e pyet atë.

– Kishte aq zgjuarsi të nevojshme për të hapur gojën për të ngrënë, por sigurisht për asgjë tjetër.

– Nëse grindesh me një budalla, është mirë që të pyesni veten se mos dhe ai bën të njëjtën gjë.

– Një idiot mund të bëjë më shumë pyetje në një minutë se sa dhjetë burra të mençur mund të përgjigjen në një orë.

– Një njeri i mençur mëson shumë nga një budalla, dhe një budalla nuk mëson asgjë nga një i mençur.

– Sa e kënaqshme është për të takuar njerëz të cilët janë më injorantë se ne! Menjëherë i simpatizojmë që janë kështu.

– Një njeri i cili vazhdimisht deklaron se nuk është budalla, duhet të ketë dyshimet e tij.

– Kuptojmë budallain nga mania që ka për hollësira të panevojshme.

– Nëse marrim parasysh që Zoti kufizoi inteligjencën njerëzore, duket e padrejtë që nuk kufizoi dhe budallallëkun njerëzor.

– Nga të gjithë hajdutët, budallenjtë janë më të keqij për shkak se ata vjedhin kohën tuaj dhe entuziazmin tuaj.

– Parajsa është plot me idiotë që besojnë se ekziston.

– Ndonjëherë, njeriu dëshiron të jetë budalla, në qoftë se kjo i lejon të bëjë gjëra që inteligjenca e tij i’a ndalon.

– I zgjuari dëshiron të mësojë, por budallai do të mësojë të tjerët.

– Ka dy lloje budallenjsh: ata që nuk dyshojnë për asgjë dhe ata që dyshojnë për gjithçka.

– Unë nuk e dija se ekzistonin kaq shumë idiotë në botë deri sa fillova përdorimin e internetit.

– Më mirë i çmendur me të gjithë, se sa i matur dhe vetëm.

– Psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.

– Avantazhi i të qënit i zgjuar është se mundesh shumë lehtë të bësh budallain. E kundërta është ajo që paraqet vështirësi.

– Nëse ju nuk e kontrolloni mendjen tuaj, dikush tjetër do ta bëjë atë.

– Taktika më e mirë është të përfitosh nga çmenduria e të tjerëve.

– E mahnitshme me idiotët e rinj është se ata kanë aftësinë për të mbijetuar dhe për t’u bërë idiotë të vjetër.

– Nuk duhet ta nënvlerësoni budallallëkun e opinionit publik.

– Nëse mendon se sa budalla është personi mesatar, konstaton se gjysma e njerëzve janë më budallenj se ai.

– Nuk duhet ta nënvlerësoni budallallëkun e opinionit publik.

– Referenca e idiotit ndaj fjalëve të një njeriu inteligjent nuk mund të jetë e saktë, sepse në ndërgjegje përkthen atë që dëgjon në diçka që mund të kuptojë.

– Nuk është budalla ai që jep atë që nuk mund ta mbajë, për të fituar atë që nuk mund të humbasë.

– Me një të përgjumur arsyeton, ai që i shpjegon teveqelit diturinë: në fund të bisedës ky do t’i thotë: ”Ç’farë është?”

– Biseda më e mençur përgjumet në veshin e kokëtrashit.

– Fjala më e lumtur kthehet në një moçal, nëse ai që e dëgjon, e ka veshin të shpuar.

– Njeriu i zgjuar ndryshon mendimin e tij. Idioti kurrë.

– Është budalla ai që e lë të gatshmen për të ndjekur ato që nuk janë gati

– Gabimet e idiotit janë të njohura për të gjithë, përveç atij. Gabimet e të mençurit njihen vetëm nga ai vetë dhe askush tjetër.

– Dhjetë të qindat e sekondës: Intervali kohor ndërmjet hapjes së dritës jeshile dhe borisë së budallait në veturën e pasme.

– Kam vënë re se për të pasur sukses dikush, duhet të duket budalla, por të jetë i mençur.

– Të gjithë kemi lindur të çmendur. Disa mbeten.

– Nuk duhet t’u japim njerëzve me mendime idiote kënaqësinë e zemërimit tonë.

– Thonë “U dashurua dhe u çmend”, ndërsa duhet thënë “U çmend dhe u dashurua”

– Vetëm të dobëtit dhe të hutuarit duan thjeshtësinë e rreme të sinqeritetit brutal.

– Nëse mund të zëvëndësohej cilësia e shoqërisë me sasinë, ndoshta do t’ja vlente barra qiranë të jetohej në botë: por megjithatë, nga njëqind të çmendur bashkë, zor se mund të nxjerrësh një të mençur.

– Statistikat thonë se një në katër njerëz vuajnë nga një çrregullim mendor. Mendoni për tre miqtë tuaj më të mirë. Nëse ata janë të shëndetshëm, atëherë ju keni një problem.

– Qeset boshe i fryn era dhe mendjet boshe, mendjemathsia.

– I zgjuari mëson nga të gjithë dhe gjithçka.
Mesatari mëson nga përvojat e tij.
Budallai i di të gjitha.

– Sa më pak mend ke në kokën tënde, aq më shumë hapësirë mbetet për budallallëkun.

– Njeriu i matur dhe i mençur që e njeh veten dhe e çmon, nuk ka arsye për zili. Por budallenjtë vuajnë gjithmonë nga kjo sëmundje.

– Në çdo brez, duhet të ketë një budalla që do të tregojë të vërtetën kur e sheh.

– Asnjëherë mos lejoni që njerëzit të paditur të gjykojnë.

– Sa më filozof është një person, aq më e vështirë të gjejë përgjigje për pyetjet idiote të njerëzve të trashë.

– Një idiot i varfër, është idiot. Një idiot i pasur është i pasur.

– I mençur është ai që di, por bën sikur nuk di. Budalla është ai që nuk di, por bën sikur di.

– Bota është e mbushur plot me njerëz të çmendur: nëse nuk doni t’i shihni, mbylluni në shtëpinë tuaj dhe thyejeni pasqyrën.

– Unë kurrë nuk mendoj, më lodh. Ose kur mendoj, nuk mendoj për asgjë.

– Nuk është e sigurt se të gjithë ata që enden kanë humbur.

– Dhe njerëzit ndryshojnë vetëm në shkallën e çmendurisë. Ndodh që dikush të jetë më i çmendur se ju ndërsa ju jeni disi më pak.

– Dhe budallenjtë njerëz janë.

– Budallai lavdëron gruan e tij, i mençuri, qenin e tij.

– Librat janë kaq të dobishëm për budallain, aq sa një pasqyrë për një njeri të verbër.

– Nëse heshtja i përshtatet të mençurit, sa herë më shumë i përshtatet budallait?

– Budallenjtë jetojnë pa e shijuar jetën, sepse ata besojnë se janë të përjetshëm.

– Është më mirë të mbani gojën mbyllur dhe të tjerët të mendojnë se jeni budalla, se sa ta hapni dhe ta konfirmoni atë.

– Në moshën 50 vjeç, njeriu mund të jetë budalla pa qenë optimist, por kurrë optimist pa qenë budalla.

– Të lindi një budalla nuk është një turp. Por të vdesi budalla përbën turp.

– Midis budallenjve ka një numër të pabesueshëm të arsimuarish.

– Si mund t’ia dëshmoj budallait se jam i zgjuar?

– Çdo idiot mund të kritikojë, fajësojë, ankohet, dhe shumica e idiotëve e bëjnë këtë.

– Njeriu i mençur vlerëson me gjykimin e tij, ndërsa budallai i beson thashethemet.

– Ka vetëm tre gjëra të vlefshme: ujë, ushqim dhe fjalë të mira. Vetëm budallai mund të konsiderojë gjëra të çmuara gurët.

– Gjeniu ecën përpara kohës së tij, i zgjuari e ndjek, dinaku përpiqet ta shfrytëzojë, budallai mbyll rrugën e tij dhe e pengon.

– Të gjithë njerëzit janë të zgjuar, të tjerë më parë, të tjerë më pas. Por në momentin vendimtar, janë të gjithë budallenj.

– Budallenjtë shpikin modën, dhe njerëzit e zgjuar detyrohen ta ndjekin atë.

– Budallai punon për të zgjuarin, i zgjuari punon për vete, i mençuri punon për të gjithë, por jo për dikë në veçanti.

– Budalla i përsosur është ai që kurrë nuk suprizohet me asgjë, madje as me budallallëkun e tij.

– Në vendin e idiotëve, lavdinë për njerëzit nuk e sjellin të vërtetat e mëdha, por gabimet e mëdha.

– Gjithmonë ka një budalla në çdo shoqëri. Nëse brenda dhjetë minutash nuk e keni kuptuar se cila prej tyre është, atëherë budallai je ti!

– Nëse budallallëku fillon dhe lëviz, kush mund ta ndalojë?

– Njeriu inteligjent do të kuptojë nëse i bëni shenjë, idioti nëse e shtyni.

– Çdo budalla ka planin e tij për të shpëtuar atdheun e tij

– Thonë se nuk ka gjë më të keqe se budallai. Por ka, këtë do ta kuptoni kur të shfaqet në shoqëri budallai me opinion.

– Ndonjëherë duhet të bësh budallain, të jep mundësinë të shikosh deri ku mund të arrinë “të zgjuarit”.

– Jeta është e mbushur me pyetje, por idiotët kanë të gjitha përgjigjet.

– Kini frikë nga një dhi para teje, një kalë pas teje, dhe një budalla përreth teje.

– Facebook nuk i bën njerëzit budallenj, thjesht i demonstron ata.

– Gjithmonë idiotët fitojnë. Është çështje e shumicës!

– Nëse flet me mençuri me një budalla, do të të marrë për i çmendur.

– Shumë herë edhe budallai tha diçka të drejtë.

– Budallai jep një mundësi, i duruari jep dy, optimisti tre. Pastaj rikthemi përsëri tek budallai.