Thënie nga Piovano Arlotto

Më poshtë po ju sjellim 10 nga thëniet më të famshme të Piovano Arlotto-s:
– “Nëse dëshiron që i lirë të jesh, mos kërko çfarë s’mund të kesh.”
– “Nëse jeton sipas nevojave, kurrë s’do të jesh i varfër; nëse jeton sipas qejfit, kurrë s’do të jesh i pasur. Sepse nevojat plotësohen me pak, ndërsa qejfi nuk ka fund. ”
– “Kush nga fati i mirë nuk mrekullohet, nga fatkeqësia nuk pikëllohet. ”
– “Triumfi është i atyre që mund të mëkatojnë e nuk mëkatojnë. ”
– “Fol vetëm atëherë kur heshtja s’të bën më punë. ”
– “Njeriu nuk bëhet i pasur duke zotëruar shumë gjëra, por duke dëshiruar pak. ”
– “Dëmi më i madh është humbja e kohës. ”
– “Mos ia thuaj sekretet e tua atij që nuk di të mbajë të vetat. ”
– “Ha e pi për të jetuar mirë, por mos jeto për të ngrënë e pirë. ”
– “Më mirë të kemi një armik të vërtetë sesa një mik të rremë. ”
Marrë nga Aforizma.al