Thënie nga George Herbert
“Një neglizhencë e vogël mund të shkaktojë një humbje të madhe; pasi, për mungesë të një thumbi humbet patkoi, për mungesë të një patkoi humbet kali, për mungesë të një kali humbet kalorësi.” (George Herbert)
“Një anije e madhe ka nevojë për ujëra të thella.” (George Herbert)
“Ki guxim të thuash të vërtetën: nuk ia vlen të gënjesh. Një gabim që ka nevojë për një gënjeshtër, menjëherë ka nevojë edhe për një tjetër.” (George Herbert)
“Një kënaqësi e pritur, është shitur me çmim të lartë.” (George Herbert)
“Hakmarrja më e mirë është të jetosh mirë.” (George Herbert)
“Ka kaluar gjysma e jetës kur kuptojmë se ç’është jeta.” (George Herbert)
“Shpirti ka nevojë për pak gjëra, trupi për shumë.” (George Herbert)
“Kush ka gënjyer një herë, mbetet I dyshuar përherë.” (George Herbert)
“Secili mëkat mbart në vete edhe dënimin e vet.” (George Herbert)
“Një prind vlen më shumë se njëqind mësues.” (George Herbert)
“Më shumë njerëz vret ngrykësia se shpata.” (George Herbert)
“Kush martohet për pasuri, shet lirinë e vet.” (George Herbert)
“Kush i frynë pluhurit vërbohet prej tij.” (George Herbert)
“Ai që nuk di të falë të tjerët shkatërron urën mbi të cilën do të kalojë edhe vet.” (George Herbert)
“Fjalët e mira vlejnë shumë e kushtojnë pak.” (George Herbert)
“Pasqyra më e mirë është miku i vjetër.” (George Herbert)
“Varfëria nuk është mëkat.” (George Herbert)