précis

Thënie nga Alphonse Karr

Më poshtë po ju sjellim disa nga thëniet më të famshme të shkrimtarit të njohur, Alphonse Karr:

“Shumë miq, pak miqësi.” (Alphonse Karr)

“Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të evituara.” (Alphonse Karr)

“Besoj në Zotin që ka krijuar njerëzimin, jo në Zotin që njerëzimi krijoi.” (Alphonse Karr)

“Xhelozia është një miks dashurie, urrejtje, koprracie dhe krenarie.” (Alphonse Karr)

“Derisa ka urrejtje, ka dashuri.” (Alphonse Karr)

“Prona është një kurth. Mendojmë se e zotërojmë atë, po në fakt jemi të zotëruar prej saj.” (Alphonse Karr)

“Shumë gjëra shkojnë keq sepse njerëzit nuk e shohin profesionin si një qëllim, por si një mjet.” (Alphonse Karr)

“Fyerjet janë shumë poshtëruese për ata që i thonë, kur nuk arrijnë të poshtërojnë ata të cilëve u drejtohen.” (Alphonse Karr)

“Pendimi është mëkati I fundit i femrave.” (Alphonse Karr)

“Të gjithë duan miq, askush nuk shqetësohet të jetë i tillë.” (Alphonse Karr)

“Një martesë e leverdishme është më e ndyra, më e ulëta e të gjitha kurvërimeve.” (Alphonse Karr)

“Lypësit grabisin të varfrit.” (Alphonse Karr)

“Miqësia mes dy personave të gjinive të kundërta, ose s’është asgjë, ose është dashuri.” (Alphonse Karr)

“Femra nuk plaket deri kur frymëzohet nga dashuria.” (Alphonse Karr)

“Mos kini komshinj nëse dëshironi të jetoni në paqe me ta.” (Alphonse Karr)

“Miqësia mes dy femrave është vetëm komplot kundër një të trete.” (Alphonse Karr)

“Femra për mashkullin është një qëllim, mashkulli për femrën është një mjet.” (Alphonse Karr)

“Një jetë dashuri është si një oborr pa lule, si një lule pa bukuri e pa aromë.” (Alphonse Karr)

“Dashurohemi pa arsye, harrohemi pa shkak.” (Alphonse Karr)

“Dashuria lind prej hiçit e vdes prej gjithçkaje.” (Alphonse Karr)

“Në parajsën tokësore, femra e ka kafshuar frutin e pemës së dijës dhjetë minuta përpara mashkullit dhe që prej atëherë i ka ruajtur ato dhjetë minuta avantazh.” (Alphonse Karr)


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?