précis

Sopranoja kosovare me famë botërore bënë debutim historik në skenën e teatrit Petruzzelli di Bari në Itali

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në debutim të sopranos së njohur Marigona Qerkezi në skenën e Teatrit prestigjioz Fondazione Teatro Petruzzelli di Bari me operan “L’Elisir d’amore”, raporton Korrespodenti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sopranoja kosovare, e cila me datat 11, 13, 15 dhe 17 shtator do të debutojë në skenën e Teatro Petruzzelli di Bari.

Ky është postimi i saj i plotë në facebook:

Teatri i parë Italian që vë në një skenë teatrale një shfaqje të kompletuar qysh pas izolimit nga covid 19.

E nderuar dhe e stërlumtur t’i rikthehem skenës pikërisht në këtë moment dhe event historik. 🙏🏻❤️

#Adina ime ju pret më 11/13/15/17 shtator në skenën e Teatro Petruzzelli di Bari. 🇦🇱