précis

Sonte në ora 18:00 jepet shfaqja më e realizuar në Kosovë “Bretkosa”

Shfaqja më e realizuar në Kosovë “Bretkosa” rikthehet sërish në skenë të enjten në ora 18:00, në teatrin Kamertal në Kolegjin AAB, e cila do të jepet në ora 18:00, raporton Korrespodenti.

Kjo shfaqje është një dramë psikologjike me regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.

Trajtimi skenik i pasojave që ka lënë lufta e fundit e Kosovës tek njerëzit e saj, në shfaqjen “Bretkosa”, shpërfaq të vërtetën e dhimbshme, e cila po i përcjell të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare edhe 20 vjet pas luftës.

Karakteristikë kryesore e kësaj vepre, që atë me nder e radhit krahas veprave të proveniencës së letërsisë botërore War and after war (Lufta dhe pas lufta) njerëzorja është në plan të parë. Edhe pas mbarimit të luftërave plagomat që lënë luftërat në njeriun vështirë shërohen.

Drama “Bretkosa”, e ndërtuar dhe e adaptuar mbi këto koordinata stilistike, bëri që publiku shqiptar në këtë sallë kamertale të Kolegjit AAB ta përjetojnë thellë fatin e personazheve ngase kjo temë sa ishte botërore ishte edhe plagomë e popullit shqiptar të Kosovës.

Kuarteti i aktorëve, i prirë nga Ilir Tafa, “berberi”, kryepersonazhi i kësaj drame, rolin e të cilit Ilir Tafa gjatë shfaqjes, e ndërtoi me ritme dhe kundër-ritme, sa fizik aq edhe njësorë. Variacionet e interpretimit të tij shquheshin edhe me të folurit sa me turp, sa me plasje të herëpashershme që shënjonin baticat dhe zbaticat e oqeanit të dhembjes që buburitë në shpirtin e “Berberit”, ish luftëtar i cili kishte humbur shokët e togut e ai e mallkonte veten që ka shpëtuar.

“Bretkosa” është një shfaqje e veçantë, e cila ia vlenë të shikohet më shumë se një herë.

Të gjithë ju që jeni të interesuar ta shikoni këtë shfaqje, rezervoni biletën tuaj në numrin e telefonit 045 90 90 98 apo online duke klikuar KËTU. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?