précis

Regjisori kosovar merr çmim për regji në New York

Regjisori i filmit “Klithma”, Korab Lecaj, është shpërblyer mbrëmë me çmimin special “Outstanding Achievement in Directing” apo “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York”, festival i cili tradicionalisht mbahet në New York, SHBA

Ky çmim regjisorit Lecaj i është ndarë për regjinë në filmin “Klithma”, i cili ka qenë në garë me dhjetëra filma të regjisorëve të huaj, në festivalin e New York-ut.

“Jam shumë i lumtur që filmi ynë është shfaqur për publikun amerikan. Gëzohem që rrëfimi ynë ka garuar me filma të regjisorëve të njohur ndërkombëtar. Për mua dhe karrierën time si regjisor, çmimi “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, ka shumë domethënie”, ka deklaruar regjisori Lecaj.

Festivali “International Filmmaker Festival of New York” është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht.

Ndryshe ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”.Ky film është shpërblyer edhe në festivalet:

-Best Short Film – West Nordic International Film Festival (Norvegji)
– Best Editing – 7th Indian Cine Film Festival (Indi)
– Best Screenplay – Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë)
– Best Cinematography – Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës