E hënë, 25 Maj, 2020
précis

Prishtina e bukur në këto ditë pranvere

Kryeqyteti i Kosovës është zbukuruar këtyre ditëve si ndodh rëndom në çdo fillim pranvere. Lulet kanë çelur, gjelbërimi ka pushtuar çdo cep të saj.



Mirëpo tërë kjo bukuri s’po mundet të shijohet nga qytetarët, të cilët për shkak të pandemisë Covid-19, janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, larg shkollës, punës dhe jetës së përditshme.

IndeksOnline ju sjell fotografi të një pjese mjaftë të frekuentuar të Prishtinës, të njohur si ” te kafet e vogla”, e që është zbukuruar si rrallë herë. E cicërima e zogjve e bënë edhe më të këndshme këtë pamje. /Indeksonline /KultPlus.com



LEXO EDHE:
A ka të korruptuar në PDK, flet Xhavit Haliti