précis

Po shqipëri!

Poezi nga: Bedri Halimi



Sot të gjithë sytë i kemi te Ti
Sot të gjitha zemrat rrahin me një takt
Sot ska ngjyra- ska parti
Sot ka dhembje- dashuri

Po Shqipëri!
Atë që se bënë ata per bashkim
Atë e bëri Ai
E populli fshiu çdo kufi

Shqiptarë
Sot të gjithë jemi ushtarë
Të bashkimit shpirtëror
Sot u anuluan festat e Nëntorit
Sot po ndodh Nëntori i Madh
Nëntori i veçantë

Sot Shqipërinë po e bën Zoti vet
Me dhembje – me dëshmorë të ri
Që njerëzorja të mbizotrojë përjetë
Sa të ketë njerëz ndër shqiptari


Po Shqipëri
Sot rilinde përsëri

Bedri Halimi