précis

O Albin… O fol bre fol!

Nga Çun Lajçi

O Albin

O fol bre fol!

Tregona gjithçka qe po ndodhë e gjithçka që e ke ndermend me ba!
Fundja, këtë e ka kërkua populli e për ket t’ka votua!

“Panelistat, opinionistat, analistat” harroj!
Ata veç patriotat si Batonin e Edi Ramën i çmojnë!
Edhe pak si Hashimin!

Por ti s’je pasqyrë e tyne, se ti flet!
Ata që vetvetës i kanë vu tituj koti, dikur ankoheshin n’Ramushin, Hashimin Isën që tinzash folshin e veprojshin e popullin e lejshin n’terrin informativ.

Tash transparenca jote edhe atyne po iu pengon!
Edhe Agim Veliut s’po i pelqen!
E Haki Rugova edhe pa ty po bajka qeveri!
Haj medet haj!

Ti mos u çudit me anomalitë e tyne!
Je mësua ti me hajnat, me kriminelat e ujqit që lypin mjegulla, e kërkojnë n’heshtje veprim.
Prandaj fjalët tua publike iu pengojnë!
Vështirë e ke me ba qeveri me gacat nër çergë!
Albin, fol e mos u ndal!


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19