précis

N’vend t’urimit sot e qita dhimbjen ne leter

Shkruan: Puhije Demaku



N’vend t’urimit sot e qita dhimbjen ne leter

T’lame me lote m’gjete sot
Festen n’fyt ma le
Kur deshta me ngre dolli per ne
E tunde, e shkunde, e hodhe per dhe
Ma t’bukurin, ma t’mirin tim Atdhe

Te prita me dashni si cdo vit
I ngrysun m’erdhe sot
Shkaben ma trembe
Festen ma shembe
Vec kalane, kalane, s’ma rrezove dot

Copezat e zemres,
Dhimbjen e mblodha, i qendisa
Force emrin ua lash
Se festen ma more, e shkaben ma trembe
Por Shqipnine nuk ta dhash!


Te pres nentor me me ardhe heres tjeter
Me ndryshe se sivjet
Mundesh me m’shkund
E mundesh me m’tremb
Veç kombin nuk ma shemb!