précis

“Nga ditët e Fishtës në New York-SHBA, në vendorigjinën e Gjergj Fishtës, në Domgjon të Mirditës”

Nga dr. Rovena VATA



Një vizitë në vendorigjinën e At Gjergj Fishtës, në Domgjonin Historik e Turistik në Mirditë, në trojet e kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, rrëzë malit të Munelles, pranë Gurrës së Lashtë, e vetmja Gurrë në Ballkan e këtij lloji, pa asnjë paralele tjetër të ngjashme, vite e shpallur monument kulture e mbrojtur nga shteti.

Domgjoni i Mirditës vendorigjina e At Gjergj Fishtës, i plotëson të gjitha kriteret historike-kulturore e natyrore, të shpallet fshat turistik, që nga Gurra e Lashtë e deri tek Mali e bjeshkët e Munelles, me resurse natyrore të shumta e të rralla, dhe një numër të madh kafshë të egra, deri te rrëqebulli specie në zhdukje, i kanë hapur rrugën Munelles drejt shpalljes Zonë e Mbrojtur dhe Domgjonit Fshat Turistik.

Nga New Yorku SHBA, ku ishin të ftuar ne ditët e Fishtës, vizituam vendorigjinën e Fishtës në Domgjon të Mirditës, me historianin Paulin Zefin, Mjeshtrin e Madh Agim Doçi dhe bashkëshorten e tij Yllka Çausholli, vizituam trojet ku ka lindur gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci në Domgjon të Mirditës.

Në krahun tonë, ishte rapsodi qytetar nderi, Mjeshtri i Madh Gjon Frroku,
7 vjeçari fenomen Nikoll Prendi, i cili reciton 2900 vargje të Fishtës pa u ndalur, me prindërit e tij Valbona e Valentin Prendi dhe tekst-shkruesi i vargjeve të Fishtës, Fran Laska.


Në Domgjon na priten familjaret e familjes e gjakut të Fishtës, të familjes Paci, Ndue Paci, Vitor Paci, Danjel Paci me në krye veprimtarin e madh të promovimit të imazhit dhe veprës të Fishtës, Besnik Paci.

Në krah të familjes Paci na priti kushëriri i tyre i ardhur nga Zadrima, nipi më i afërt i Fishtës, 76 vjeçari Gjergj Ndoka (gjyshi i Gjergj Ndokes është vëllai i At Gjergj Fishtës, Leka i Ndok Simon Ndoc Pacit).

Na priten në familjen e tyre me shumë nderim e respekt edhe familjaret e Orjeta Domgjonit e njohur si “Jerina e Fishtës”, në rolin e Jerinës, që interpreton prefekt, sipas shkrimeve që vete Fishta, i shkruan origjinës Mirditës, bjeshkëve të Munelles dhe Gurrës të Lashtë, në kryeveprën e tij poetike, “Jerina Ase Mretnesha e Luleve”.

Gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci është larguar në vitin 1800 nga Domgjoni drejt Fishtës, për të shpëtuar bagëtinë nga dimri i acartë të viteve 1800, pasi familja Paci shquhej për zhvillim të blegtorisë nder shekuj, duke sfiduar dimrat e acartë, plot vështirësi në Domgjon të Mirditës.

Mons. Zef Oroshit, në revistën: “Shêjzat”, 1-2, Romë, 1962, f.21. shkruan dëshmitë e takimit të tij me At Gjergj Fishtën në Romë e Kol Pacin në Domgjon të Mirditës.

“Tue përkujtue Fishtën”, nga Mons. Zef Oroshi, i cili informon Prof. Ernest Koliqin, P. Danjel Gjeçaj e Dr. Martin Camaj, për takimin e tij me At Gjergj Fishtën në Romë në vitin 1939, që i konfirmon origjinën nga Mirdita Zef Oroshit, i cili dy vite më vonë takoi Kol Pacin në Domgjon të Mirditës, që Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës.

Monsinjor Zef Oroshi dëshmon:

Kur i tregova Fishtës, se isha nga Mirdita: «Edhe un nga ai vend jam — tha Fishta — e trojet e të parëve nuk i kam shitë as falë». Dy vjet ma vonë më ra me shkue në Domgjon (Fand) për çashtje apostullimi e, bashkë me famullitarin e vendit, atëherë D. Nikoll Luli, shkuem me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës. Quhej Kol Paci. Nji burr shtat mesatar, gjoksin e gjanë ‘e shllung me lesh, vetulla të mdhaja, ballin e naltë, me ’i kuvend rrashtë e të matun, kund, nja gjashtëdhetë vjeç. Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. « Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetëm se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë”.

Historiku i çdo personaliteti, figure kombëtare, vendi apo kombi, është i lidhur i ngushtë me identitetin e origjinës se tij e Mirdita Ilire-Autoktone, është vendorigjina e shumë figurave kombëtare, që njihen ndërkombëtarisht.