précis

“Ne s’bëjmë gjumë kur dridhesh, se veç ty t’kem Shqipëri”

Fatkeqësia e madhe që i ndodhi Shqipërisë ka bërë që shqiptarët të jenë më të bashkuar se kurrë më parë.



Gjestet humane dhe ndihma e pakusht nuk ka munguar as nga shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë gjithçka nga vetja për nënë Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Gjithë këtë unitet dhe dashuri mes veti më së miri e ka përshkruar shkrimtari dhe aktori i madh, Çun Lajç në poezinë ‘Kur dridhesh ti Shqipni’.

Kjo poezi që preki të gjithë shqiptarët në këto ditë të rënda, ka emocionuar edhe njëherë kur u interpretua nga i madhi, Reshat Arbana.

Më poshtë video emocionuese e interpretimit fantastik të aktorit të mirënjohur shqiptar.