E premte, 27 Nëntor, 2020
précis

Ky fqinji i veriut të zi

Gëzim Ajgeraj

Poezi nga Gëzim Ajgeraj

KY FQINJI I VERIUT TË ZI

Sa shumë i mishëruar në të kaluarën
suvenir e ruan amanetin
gjysh e stërgjysh e kish kriminel

Mbi kokarda ia kishin gravuar simbolikën e krimit
që të ia ruante etjen hegjemoniste
ndër brezni

Me gjak njeriu e ushqen etjen çdo natë
përpara gotën e mbushur nga damarët e fqinjit
ngre dollin e së nesërmes

Edhe kalanë e krimit e ngriti
me ashtin e fqinjit të vet
kur ia grabiti tokat

Ehhh, ky fqinji kanibal
ç’amanet të quditshëm
nga gjyshi e stërgjyshi i vet, mbartë