Kush është armiku më i madh i lumturisë sonë?

Disa thënie nga Hermann Hesse, shkrimtar gjerman:
“Vlera e tepërt që i japim minutave, ngutjes, që është në epiqendër të mënyrës sonë të jetesës, është padyshim armiku më i madh i lumturisë sonë.”
“Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.”
“Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.”
“Jeta e njerëzve që punojnë është bajate. Interesante është jeta e atyre që sorollaten.”
“Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.”
“Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.”