précis

Kush është ai (SalAllahu alejhi ue selem)?

Poezi për Profetin Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi te, e shkruar nga Arbër Ali Xhemajli:

Kush është ai (SalAllahu alejhi ue selem)?

I

Paskan marr’ guxim ta fyejnë,
Por, gjithmonë ata gënjejnë,
Vetëm zjarrit sa i fryejnë,
Dëm si bëjnë, t’tyre fjalë s’vlejnë.

II

E njollosin duke gënjyer,
Shpifja e akuza liri e shprehjes,
Injorant por shumë “të vyer”,
S’janë më shumë, veq ndjell’s të s’keqës.

III

Më i miri i gjithë njerëzimit,
Gjerësa t’vdesim do të duam.
Na mësove drejt udhëzimit,
Me pak fjalë s’mund të përshkruajmë.

IV

Gojë të madhe, shumë të bukur,
Që pastrohej prej misvakut,
S’ka si ndryshe për tu dukur!
Hijeshi i jepte konakut.

V

Dhëmb’t e tij margaritar
Që shënd’rrisnin n’sytë e tjetrit,
Bardh’si t’tillë nuk ke për t’pare,
As tek perlat e fundit t’detit.

VI

Erë e mirë rrugën përshkonte,
Nga parfumi me shumë namë,
Andej pari kur kalonte
Muhamedi alejhis-selam.

VII

Shumë i pashëm dhe trupdrejt
As i shkurtër e as i gjatë
Po e njofte me t’vërtetë,
Nuk do t’mundesh pa e dashtë.

VIII

I lavdëruar ky i dërguar
Kështu janë ‘dhe punët e tij,
Fjalët kishe për t’ia dalluar,
Sepse ishin me urtësi.

IX

Kur n’Taif u gjakos
Meleku i kërkon leje t’i përmbysë.
“Kurrë!, tha ai. Hidhërimi u sos,
“Jam dërguar si mëshirë”!

X

Me dashuri ne e pasojmë,
Fyerjet veq na bëjnë krenarë,
Duke e njohur…vetën ngush’llojmë,
S’kem nga gjuha për ta ndarë.

XI

Kush Pejgamberin na e shanë,
Dënimin e Zotit thërret i mjeri.
Kush do mëshiren për atë qanë.
Mëshir’ për s’gjalli e për së vdekuri.

29.10.2020