Kjo është 8 vjeçarja kosovare që fitoi 3 herë vendin e parë në gara ndërkombëtare të matematikës (VIDEO)
Për 8 vjeçaren Nina Jakupi nga Prishtina, gjithçka tjetër mund të jetë më e vështirë përveç matematikës. Ajo rrëmbeu çmimin e parë si matematikante e re në Dubai pak ditë më parë. Në mesin e 44 shteteve, Nina ia arriti që të ketë rezultate rekord për mbi 45 detyra matematike në vetëm 2 minuta e 23 sekonda.
“Te gara ne Dubai kom kalu shumë mirë se e kom pas ma lehtë u kon ma shpejt edhe kena pas për 3 minuta me përfundu. Kemi pas mbledhje zbritje shumëzim edhe pjesëtim”, tha Jakupi për Insajderin. Detyrat më të vështira që nxënësit kishin për të zgjedhur atje për Ninën u cilësuan ato me mbledhje dhe zbritje, kurse shumëzimi dhe pjesëtimi ishin krejtësisht të thjeshta për të.
Shiko videon:
“Kena pas 45 detyra më të vështira jan kon te plus minus sepse janë kon me dy shifra dhe kanë qenë 8 edhe 7 rreshta. Mat lehta mu kan dok, shumëzim edhe pjesëtim sepse janë kon detyra që menihere e qitshe rezultatin se mujshe me i kuptu detyrat”, tha ajo.
Ajo për Insajderin tregoi se vendi i dytë me nxënësit më inteligjent janë shpallur pjesmarrësit nga Kosova.
Shpenzimet e garës dhe cdo financim tjetër sikurse Nina ashtu dhe pjesmarrësit e tjerë nga Kosova I bënë në mënyrë vetaanke ani pse një kërkese për mbulim të shpenzimeve e kishin nisur në Ministrinë e Arsimit.
Nga pëgjigjia e tyre thuhej, se nuk kanë fonde të mjaftueshme të mbulojnë.
“Shpenzimet edhe pagesat që i kam bo janë kon prindërit qe veç unë me shku edhe me arrit maksimale për garat ne Dubai”, pohoi 8 vjeçarja.
E reja Nina Jakupi ka filluar të ushtrojë detyra të matematikës që nga mosha 4 vjeçare nga ku edhe ka arritur të koleksionoj shumë certifikata mbi arritjet e saj.
Përpos saj, në garë për nxënësit nga Kosova u dhanë 5 medalje të arta dhe 10 trofe, diçka që I bëri ata mjaft krenar.
“Shume jena kon krenar se kemi pas 10 fëmije me trofe dhe 5 me medalje te arta”, tha ajo tutje.
Gara në të cilën Nina pretendon çmimin e radhës do të bahet vitin tjetër në Zagreb.
“Po kam me marr pjesë ne garat ne Zagreb dhe do te shohim nëse do ta marr çmimin e pare”, shtoi ajo për fund./Insajderi.org