précis

Jeta dhe veprimtaria e Shën Nënë Terezës, apostulli modern i ditëve tona

NGA: ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC.PEDAGOGE

(KUSHTUAR DITËLINDJES SË NËNË TEREZEËS)

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, u lind në më 26 gusht 1910 në Shkup. Prindërit e saj Kolë Bojaxhiu ishte me prejardhje na Mirdita e Shqipërisë, ndërsa nëna Drane ishte nga Novosella e Gjakovës. E njohur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte fëmiu i gjashtë i familjes. Një dittë pas lindjes, u pagëzua në Kishën e Zemrës së Krishtit, nga famullitari Dom Zef Ramaj. Poashtu, pirndërit e Gonxhes, kishin 5 fëmijë, ku dy prej tyre vdiqën në fëmijërinë e hershme.

Nënë Dranja, kishte frikë që mos rastësisht edhe Gonxha do të vdiste, sepse kishte një trup dhe një shëndët të dobët. Por me kalimin e kohës, ajo (Gonxhja) u rrit dhe u zhvillua. Gonxhe Bojaxhiu, kishte një vëlla dhe një motër. Lazri (Vëllau), studio në Grac të Austrisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake. Mirëpo, për shkaqe politike, emigroi qysh herët në Itali. Ndërsa motra e saj quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj Kolë Bojaxhiu, merrej me tregti. Përveç tregtisë, ai mblidhte në shtëpinë e tij artistë, muzikantë dhe patriot shqiptarë.

JETA DHE VEPRIMTARIA E ANJZË GONXHE BOJAXHIUT

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup. Poashtu, edhe gjimnazin e përfundoi në Shkup, në gjuhën serbo-kroate. Në jetën e saj, Gonxhja kishte tri pasione: Të bëhej mësuese, Të shkruante,e të recitonte poezi, dhe Të kompozonte e të lluante në muzikë. Në moshën 18 vjeçare e mori emrin TEREZË, kur vendosi të bëhet murgeshë. Më 26 shtator 1928, u– BIJË – MOTËR. Ndërsa, më 12 shtator 1928, Gonxhja ia kishte shkruar një letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 1928 ”E dashura Teze Lis! Më 26 shtator po nisem prej Shkupit. Nuk mundem mos me iu shkruaj dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, dhe dëshiroj që Zoti t’ju jap gjithcka që ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjërat më të përzemërta, Gonxhja”. Kjo është koha koha, kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Nëna Drania dhe motra Age, u kthyen në atdhe, në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore. NËNË TEREZË, u vendos në Kalkuta (Indi). Në fillim u bë mësuese , dhe shumë shpejtë u bë drejtoreshë e shkollës së vajzave. Nëna Terezë e Kalkutës e themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1951. Qëllimi i themelimit të këtij urdhëri ishte për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve në Kalkutë dhe në mbarë botën. Në vitin 1979, Nënë Tereza e mori çmimin NOBEL PËR PAQE. Përmes këtij çmimi, bota mori njohu Nënë Terezë dhe prejardhjen e saj shiptare.

Ndërsa mori ajo çmimin Nobel, Republika Socialiste nuk heshti. kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Mirëpo, Republika Socialiste, nuk ia ka dhënë asnjëherë mudësinë nobelistes së ardhshme, për ta vizituar familjen. Aq më pak edhe nënën e saj Dranen që jetonte në Tiranë. As nuk iu la pjesëmarrja e Nënës Terezë në varrimin e Nënës së saj në vitin 1974. Viza nuk iu dha, madje kur fama e saj arriti famën në katër anët e botës, madje deri në vitin 1990. Nënë Terezë, ishte shqiptarja me trup të vogël, është kthyer në legjendë të gjallë. Gjatë qëndrimit të saj në Kalkuta, Nënë Tereza, ishte kujdestare 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte një nënë mjeke e 96.000 të sëmurëve në 213 dispanserëve. Gjithashtu, ishte i vetëm person në botë, që trajtonte 47..000 viktima të lebrozës në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur dhe të lënë rrugëve. Në 20 shtëpi të pleqëvem Nënë Tereza kishte birësuar 160 fëmijë ljolegjitmë. Të gjitha këto shifra, tregojnë kontributin e Nënës Terezë gjatë shërbimit të saj në Indi (vitet 1980). Vlen të përmedet që deri sa ishte gjallë Nënë Tereza, sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë. Edhe pse nuk ishte ndonjë perëndeshëNënë Tereza, me të mund të fliste çdo njeri. Që njerëzit të ishin më afër ngjyrë hiri, në BOSE ROAD. E ndërtuar në një lagje plotë zhurmë dhe çjerrëse. Shtëpia ishte e stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarët, të cilët vinin nga pjesë të ndryshme të Kalkutës. Mu në qendër të Kalkutës, shtrihej Shtabi i Përgjithshëm i rregullt i njohur si”SHTËPIA E NËNËS”. Pranë shtëpisë, gjindej një portë, të cilës iu vendos një tabelë druri ku shkruante: “MOTHER THERESA”: Shtëpia “NËNË TEREZA”, është vizituar nga personalietet më të njohura botërore si: Princesha DIANA, ish presidenti palestinez YASER ARAFAT, presidentët amerikan si: JIMMY CARTER, GEORGE BUSH, e shumë të tjerë. Bujaria, Humaniteti, Zemërgjerësia, janë karakteristikat që e veçojnë një person siç është Nënë Tereza. Përmes Durimit, Shërbimit të saj ndaj Zotit dhe dashurisë që tregoi ndaj të varfërve nëpër botë, Nënë Tereza arriti të thyente autoritetin e heshtjes, dhe tregoi armën e vetme, për të zhdukur urrejten dhe hidhërimin në sytë e njerëzve. Këtë e bëri përmes Dhembushrisë dhe Dashurisë që kishte për ta..

Më poshtë do të shohim çmimet që kishte fituar Shën Nënë Tereza:

– 1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
– 1973 – Çmimi Templeton
– 1978 – Çmimi Balzan
– 1979 – Çmimi Nobel për Paqe
– 1980 – Çmimi Bharat Ratna
– 1985 – Çmimi Medal of Freedom
– 1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
– 1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës

JETA SHPIRTËRORE DHE KRIJIMTARIA LETRARE E SHËN NËNË TEREZËS

Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nëna Terezë, kishte aftësi pothuajsë në çdo fushë. Si duket dashuria e madhe që kishte për Zotin, shëlbimi ndaj tij, bënë që pëveç këtyre gjërave kishte edhe një dashuri të madhe edhe për krijimtarinë letrare. Në rininë e saj të hershme, që në rininë e saj, nëna Gonxhe Bojaxhiu, jo vetëm që fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe, ajo shkruante, këndonte rrjedhshëm, dhe mbi të gjithë dhe lutej rrjedhshëm. Pas mësimeve të para që mori në vend-lindje, Nënë Tereza (shën Tereza e Jezusit fëmijë), u largua për në Kalkuta të Indisë. Aty ajo u vendos të jetonte në të mirën e njerëzimit. Në fillim, u bë mësuese, më pas edhe drejtoreshë e shkollës së vajzave “ NËNË TEREZA E KALKUTËS”. Në vitin 1951, u themelua edhe urdhëri “MISIONARET E DASHURISË”. Ky urdhër u themelua me qëllim që të ndihmohen të varfërit, për të iu shërbyer të pastrehëve të Indisë në veçanti dhe mbarë botës në përgjithësi. SHËN NËNË TEREZA, në vitin 1979, mori çmimin NOBEL PËR PAQE. Pikërisht, pas marrjes së këtij çmimi prestigjioz, mbarë bota e kuptoi (e mori vesh), që Nënë Terza ishte shqiptare. Largimi për 70 vite radhazi nga tokat shqiptare, qëndrimi në ambiente me popullësi jo shqiptare, e bën Nënën Terezë që mos të fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe.Pavarësisht këtyre problemeve ajo (Shën Tereza), asnjëherë nuk e kishte mohuar që kishte origjinë shqiptare. Përveç jetës si misionare, Nënë Tereza kishte dhe një krijimtari të pasur letrare. Shkrimet e saj që ishin në gjuhën shqipe, janë letrat e rinisë (që kishte shkuar para se të bëhet Murgeshë), pastaj letrat me familjen, Letrat përshëndetëse që ia dërgonte popullit të saj shqiptar. Pikërisht, letrat (që përmes tyre dërgonte përshëndetje) për popullin e saj I shkroi pas marrjes së Çmimit Nobël në vitin 1979.

Vlen të përmendet që të gjitha Shkrimet,dhe Krijimtarinë e saj letrare, Lutjet në gjuhën Shqipe, i kishte transmetuar Zëri i Amerikës me datë 17.06.1978. Për të shkelur në tokën shqiptare, asaj (Nënë Terezes), iu deshtë që të dërgonte 3 letra. Kohë më parë, i kishte dërguar letër Komitetit shqiptarë për marrëdhënie me jashtë. Por nga ky komittet asnjëherë nuk mori përgjigje. Në një letër që ia kishte dërguar presidentit të Shqipërisë në vitin 1989, Nëna Terezë shkruante kështu: “Për 60 vite kam vizituar vende të ndryshme jashtë atdheut tim. Andaj përmes kësaj letre, shprehë kërkesën dhe dëshirën time, që ta vizitoi atdheun tim – Shqipërinë”. Përmes kësaj letre, Nëna Terezë tregonte haptas që Shqipëria është atdheu im. Shën Nëna Terezë, ishte i vetmi personalitet shqiptar, që mori çmime të shumta. Përveç çmimeve, kishte dhe pasaportë nga këto vende si: Britania e Madhe, Vatikani, Italia dhe India. Ndësa kur e pyetën disa gazetarë: Nëse do ta pranojë një pasaportë shqiptare?! Ajo u përgjigjë; E pranoi me dashuri dhe kënaqësi të madhe. Është pasaporta e vendit tim, atje kam familjen – Motrat dhe Vëllaun. Kam poashtu dhe miq të njohur. Së shpejti do të hap edhe Misionin tim në Shqipëri – në atdheun tim. Pas marrjes së çmimit Nobel, edhe amerikanët ia ofruan pasaportën dhe nënshtetësinë amerikane, mirëpo Nëna Terezë nuk e pranoi një ofertë të tillë.

KANONIZIMI

E njohur si Shenjëtëresha dhe Nëna e dashurisë, Nëna Terezë me datë 17.12.2015, Ati i shenjtë Papa Françesku, njohu dhe mrekullinë e dytë që kishte bërë Shën Tereza. Kështu konfirmoi zyra e shtypit në Vatikan. Mrekullitë që u njohën nga e gjithë pota në veçanti, ishte ajo e një burri Brazilian që kishte tumor në tru, në vitin 2008. Ndërsa një mrekulli tjetër ishte, ajo e vëmendjes së postulacionit (Zyrtarë që administrojnë çshtje fetare), gjatë ngjarjeve në DITËN BOTËRORË TË RINISË në vitin 2013, kur Para Françesku ishte në Brazil. Pikëisht kjo ngjarje ndodhi në vitin 2013. Ndërsa pas një hetmi që iu është bërë këtyre mrekullive në vitin 2015, që së pari u bënë në Brazil, e më pas u transferuan në Kongrekacionin për Kauzat e shenjëtorëve, hetimet u mbyllën për ti hapur rrugë Kanonizimit. Më 04.09.2016, në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan, në praninë e dhjetëra mijrëa qytetarëve, 15 delegacione qeveritare dhe mbi 15.000 njerëz të pastrehë nga e gjithë bota, ishin present në Kanonizimin e Shën Nënë Terezës. Kjo pjesëmarrje në këtë manifestim tregon qartë përkushtimin dhe dashurinë që kishte Gonxhe Bojaxhiu për botën në përgjithësi, dhe të varfërit në veçanti. E gjithë ngjarja historike dhe religjioze, u transmetua direct në kanalin zyrtarë të Vatikanit, poastu edhe nëpërmjetë internetit. Ndërsa në Indi – në vendin e shëlbimit të saj si apostull i të varfërve dhe dashurisë së pakufi, u mbajtëMesha e veçantë. Poahtu, u festua nga MISIONARËT E BAMIRESISË NË KALKUTA – për veprat e paqes, dashurisë dhe çdo gjë që kishte të bënte në të mirë të njerëzmimit.

FJALË TË URTA TË SHËN NËNË TEREZËS

1. Njerëzit shpesh janë të paarsyeshëm, të palogjikshëm dhe egocentrikë. Ti gjithmonë fali ata.

2. Në qoftëse se ti je shpirtmirë, njerëzit mund të të akuzojnë si vetiak me qëllime të caktuara. Ti gjithmonë bëhu shpirtë mirë.

3. Varfëria për të varfërin, do të jetë shumë e vështirë. Kur e lëshova Loreton, për mu aka qenë dita më e vështirë dhe më e keqe në jetë.

4. Në qoftëse ti je i suksesshëm, Ti do të kesh edhe më shumë miq të rremë, edhe miq të suksesshëm. Ti gjithmonë bëhu i suksesshëm.

5. Në qoftëse se ti je i ndershëm dhe i sinqertë, njerëzit mund të të mashttrojnë. Ti gjithmonë bëhu i ndershëm dhe i sinqertë.

6. Dhurata më e madhe për mua do të ishte, nëse zbatohet dashuria ndaj atyre që vuajnë.

7. Të mirën që ti e bën sot, njerëzit shpesh mund të harrojnë neës. Ti gjithmonë bën mirë.

8. Në qoftëse gjen qetësinë dhe lumturinë. Ata mund të jenë xheloz. Ti gjithmonë je i lumtur. Poashtu, qofsh i lumtur.

9. Ata që ti me vite ndërton, ndokush mund ta shkatërrojë gjatë një nate. Ti gjithmonë ndërto përsëri.

10. Të varfërit i sjellin paqe botës, përmes dashurisë dhe durmit.

11. Njerëzit nuk vdesin nga uria. Por nga mos besimi në Zotin duke ia kthyer shpunën njëri tjetrit.

12. Mos jeto me frikën e vdekjes. Por vdis me gëzimin që ke jetuar.

13. Ka dy mënyra për të jetuar jetën. Mund të jetosh që asgjë nuk është mrekulli. Mund të jetosh që çdo gjë është mrekulli.

14. E djeshmja iku, e ardhmja akoma nuk ka ardhur, kemi vetëm të sotmen. Prandaj le të ia fillojmë.

15. Ka vetëm një Zot. Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se secili është i barabartë para tij.

16. Një shok apo një shoqe është ai apo ajo, që të kupton të kaluarën tënde, beson tek e ardhmja jo, dhe të pranon ty për atë që je.

17. Për tu ngritur nga toka në qiell, njeriut i duhen dy krahë: Pastërtia e zemrës dhe Thjeshtësia.

18. Fol butësisht me njerëzit. Trego mirësinë në fytyrë, në sy në ngrohtësinë dhe buzëqeshjen tëndë. Jepe jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën tënde.

19. Ka vetëm një Ztot. Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se secili është i barabartë para tij.

20. Gjithmonë jepi botës më të mirën. Ti e di, në fund të fundit ajo është mes teje dhe Zotit. Ajo kurrë nuk ishte midis teje dhe atyre.