précis

Hygo: Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut!

Thënie proverbiale nga Viktor Hygo:

“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qenie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”

“Asgjë nuk e bën njeriun më avanturier se sa xhepat e zbrazët.”

“Një njeri nuk është përtac sepse është zhytur në mendime. Ekziston puna që duket dhe punë që nuk duket.”

“E ardhmja ka disa emra: për të dobëtin ajo është e pamundur; për frikacakun ajo është e panjohur; por për trimin, ajo është ideal.”

“Muzika e shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe mbi të cilën është e pamundur të mbetesh i heshtur.”

“Ke kurajon për dhimbjet e mëdha të jetës, dhe durimin për ato të voglat; dhe atëherë kur me mundim i ke përmbushur detyrat ditore, shko fle i qetë. Zoti është zgjuar.”

“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.”

“Ata që nuk qajnë, nuk shohin.”