“Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek”
Kultura arabe është e mbushur me mençuri, dhe sot, për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një copë nga nektari i urtësisë arabe.
– Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.
– Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.
– Kush digjet nga supa, i fryn kosit.
– Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.
– Miqësia është si pusi, sa më tepër nxjerr (jep, fal), bëhet më e thellë.
– Unë e mallkoj vetë fëmijën tim, por e urrej këdo që thotë “amin”.
– Rezultati përfundimtar i një vepre të mirë është një shuplakë.
– Ai që ka dorën në zjarr nuk është si ai që e ka dorën në ujë.
– Kur truri u shpërnda, të gjithë ishin të kënaqur me trurin e vet; por kur u ndanë pasuritë, askush nuk ishte i kënaqur me pasurinë e tij.
– Mos kujto shumë atë çfarë e ke humbur, për të mos e humbur atë çfarë e ke.
– Paraja është e mirë si shërbëtore, por e keqe si pronare.
– Kush gabon është njeri, ndërsa ai që në gabime qëndron – është djall.
– Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë. Ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.
– Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.
– Nëse nuk do të kishte dallime në mendime, mallrat do të mbeteshin të pashitura.
– Edhe nëse shoku është mjaltë, mos i lëpini të gjithë.
– Për beduinët, gjithçka është sapun.
– Këpucari është zbathur dhe rrobaqepësi lakuriq.