précis

Gjashtë mënyra për të mprehur mendjen tuaj

Sjellë në shqip nga Turqishtja Batjar Halili

Pavarësisht se sa i zgjuar, i arsimuar dhe i pajisur jeni, ju duhet të zhvilloni fuqinë tuaj të trurit. Nëse herë pas here keni probleme me fokusimin në punë, ka disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën dhe përqendrimin.

Këtu janë disa këshilla të ekspertëve që mund të përdorni për të mprehur mendjen tuaj;

1. Ushqimi i shëndetshëm

Shkencëtarët nga Zvicra, Hawaii, Boston dhe Massachusetts kanë vërtetuar se një dietë e pasur me antioksidantë (vitamina C, E dhe beta karotinë) dhe vitaminë B mbështet kujtesën dhe aftësitë njohëse.

Nëse keni një takim të rëndësishëm në mëngjes, ekspertët rekomandojnë të keni një mëngjes me shumë proteina që do t’ju bëjë të ndiheni të gjallë dhe do të rrisë nivelin e serotoninës që aktivizon hormonet.

Nëse ndiheni të ngadaltë në kohën e drekës, një dozë e vogël e serotoninës, të tilla si karbohidratet, frutat ose një pije që të jep energjie mund të jenë të dobishme. Gjithashtu, pini shumë ujë.

2. Është më lehtë sesa mendoni të bini në mendime pozitive. Mendoni për dashuri.

Disa mendime dhe ndjenja mund të ndikojnë në trurin tuaj . Kërkimet në Laboratorin W. M. Keck për Imazhe dhe Sjellje Funksionale të Trurit, të udhëhequr nga neuroshkencëtari Richard Davidson, zbuluan se pjesëmarrësit aktivizuan trurin e tyre ndërsa përjetonin një ndjenjë dashurie dhe afeksioni.

Davidson arriti në përfundimin se emocionet luajnë një rol të fuqishëm në mprehtësinë mendore dhe përqendrimi te ndjenja e dashur dhe e mirë për vetëm 10 minuta në ditë mund t’ju bëjë më të zgjuar dhe më të lumtur.

3. Mos u bë skllav i teknologjisë

Psikiatri Dr. Glenn Wilson shpjegoi se i shpërqendruar nga thirrjet telefonike, postat elektronike dhe mesazhet me tekst shkakton vështirësi në përqendrim, mungesë vëmendjeje dhe humbje të inteligjencës.  Kështu që hiqni qafe zakonin e kontrollit të vazhdueshëm të mesazheve.

4. Ushtrimi fizik përmirëson krijimtarinë dhe kujtesën

Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Ushtrimet i mbështesin  kimikate ushqyese për trurin që përmirësojnë kreativitetin tuaj, kohën e reagimit dhe kapacitetin e kujtesës. Studiuesit në Universitetin Middlesex thonë se pjesëmarrësit rezultuan më të lartë në provën e krijimtarisë pas 25 minutash stërvitje.

Po kështu, një studim nga Universiteti i Illinois zbuloi se individët joaktivë përmirësuan kujtesën e tyre dhe aftësinë e tyre për të bërë shumë detyra me më shumë se 15 përqind pasi morën pjesë në një program ecjeje.

5. Mos e nënvlerësoni fuqinë e gjumit të natës

Pagjumësia ul produktivitetin dhe rrit gabimet.

Ndonjëherë këto gabime mund të jenë tragjike. Në hetimin e qeverisë amerikane, u shpreh se shpërthimi i Space Shuttle Challenger u shkaktua nga një rrjedhje karburanti, dhe arsyeja pse rrjedhja nuk u vërejt u deklarua në raport si gabim njerëzor për shkak të pagjumësisë.

Kaloni tetë orë gjumë çdo natë, thotë Dr. William C. Dement, një ekspert i gjumit nga Universiteti i Stanfordit, i cili thotë se çdo dy orë që jemi zgjuar na duhet një orë gjumë.

6. Rritni ushtrimet mendore

Ushtrimet mendore janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Mësimi i një gjuhe të re ose angazhimi në një hobi të ri stimulon qarkullimin e gjakut dhe forcon lidhjet midis qelizave nervore në tru. Një studim i kryer në Universitetin e Uashingtonit zbuloi se teknikat e memorizimit të trurit mbështesin trurin të punojë në mënyrë më efikase dhe të zvogëlojë humbjen e kujtesës që lidhet me moshën.

Eksperti për ushtrime mendore sugjeron të lexoni libra, të zgjidhni enigma, madje edhe të krihni flokët me dorën tjetër që nuk përdorni gjithmonë, dhe të lani dhëmbët në të njëjtën mënyrë.