précis

Edhe një doktore e Shkencave Humane

Me datë 20.08.2020, në Institutin e Historisë Nacionale, në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, para nje komisioni të përbërë nga Prof.Dr. Isamedin Azizi, Kryetar, Prof.Dr. Katerina Todoroska, Mentor-anëtar, Prof.Dr. Gabriela Topuzovska, anëtar, Prof. Dr. Lidija Gjurkovska, anëtar, Prof. Dr. Dragica Popovska anëtar, Xhevahire Krasniqi-Podvorica e mbrojti me sukses disertacionin e dokotoraturës me temë “ Marrëdhëniet Maqedonase – Kosovare (1918-1929).

Në këtë punim shkencor zonja Xhevahire Krasniqi-Podvorica , në mënyrë analitike dhe shkencore e ka trajtuar nje temë të pa hulumtuar dhe studiuar sa duhet nga historiografia shqiptare.

Në të, nëpërmjt të dokumenteve arkivore, ajo i ka trajtuar disa qështje të cilat gjithmonë kanë provokuar debate të shumta, për shkak te materies sensitive dhe shumë të ndieshme që kanë si janë përcaktimi i kufijve të Shqipërisë dhe aktivitetet politike e diplomatike të cilat janë zhvilluar në këtë periudhë kohore në rrafshin rajonal dhe global, pastaj cështjen e hapjes së shkollave në Maqedoni dhe në Kosovë si dhe elementet e përbashkëta që i hasim te dy popujt, maqedonas dhe shqiptarëve të Kosovës si në kostumografi, zakone e adete të cilat në punim janë në mënyrë mjaft të përshtatshme.

Në fund të preazantimit dhe elaborimit shumë të suksesshëm të temës. Komisioni atë e shpalli Doktor të Shkencave Humane dhe shprehi vlerësimin e lartë për prezantimin që bëri gjatë mbrojtjes së temës.