précis

Botohet libri “Betejë në vargje” i autorit Bujar Tafa

Shkrimtari Bujar Tafa ka botuar një libër të ri. Ai titullohet “Betejë në vargje”, ku janë të përfshira 15 recensione nga fusha e studimeve letrare, poezisë, botime në gjuhë të tjera si dhe revista, raporton Korrespodenti.

Autori Bujar Tafa, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se në këtë botim të tij mund të gjejmë shkrime të ndryshme për autorë të huaj e shqiptarë, në veçanti shkrime për raportet e shkrimtarëve me sistemet politike dogmatike e totalitare, pastaj shkrime për poetët me vargje “rebele” në krijimtaritë e tyre etj.

“Miq, këto ditë doli nga shtypi libri im “Betejë në vargje”. Në të mund të gjeni shkrime të ndryshme për autorë të huaj e shqiptarë, në veçanti shkrime për raportet e shkrimtarëve me sistemet politike dogmatike e totalitare, pastaj shkrime për poetët me vargje “rebele” në krijimtaritë e tyre etj. Falënderoj shtëpinë botuese Iwa Bogdani për botimin e librit”, ka shkruar autori i librit “Betejë në vargje”, Bujar Tafa. /Korrespodenti