précis

A e keni guximin dhe stomakun ta shikoni? Filmi i ri i Netflix kundër luftës, po konsiderohet si më i miri ndonjëherë

Njerëzit po e vlerësojnë filmin e ri në Netflix si “filmi më i mirë kundër luftës”. Shikoni trailerin më poshtë. Me situatën e tensionuar në veri të vendit dhe një të dielë pasdite me shi, ky film është eksperiencë në vete në përjetimin, apo ripërjetimin (për ata që janë më të vjetër në moshë) e asaj që mund të sjellë lufta.

All Quiet on the Western Front – bazuar në novelën më të shitur të vitit 1920 nga Erich Maria Ramarque me të njëjtin emër – u publikua në platformën transmetuese më 28 tetor.

Shiko trailerin më poshtë:

Dhe deri tash ka një konsensus gjeneral se ky film ia vlen të shikohet. Adaptimi në gjermanisht ka fascinuar shikuesit dhe kritikët bashkarisht, me shumë madje që po e konsiderojnë si filmi më i mirë kundër luftës i të gjitha kohëve.

Në Twitter, një shikues i impresionuar shkroi: “Versioni 2022 i All Quiet on the Western Front mund të jetë filmi më i mirë kundër luftës që kam parë në dekada. Është fascinues”.

Një tjetër tha: “All Quiet on the Western Front është një film shumë i fuqishëm. Filmi më i mirë kundër luftës që kam parë ndonjëherë”.

“Ky është një prej filmave më të mirë kundër luftës që kam parë për një kohë të gjatë”, shtoi një i treti.

“Ndoshta në histori. Jo të gjithë kanë stomak për të”.

Kështu që nëse po e kaloni fundjavën brenda dhe keni nja dy orë e gjysmë për t’i shpenzuar (dhe stomakun e duhur), atëherë duhet t’i jepni një mundësi.

Në shpjegimin e filmit shkruhet: “All Quiet on the Western Front tregon storien e një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore”.

“Paul dhe shokët e tij përjetojnë dorën e parë të euforisë fillestare të luftës që pastaj shndërrohet në dëshpërim dhe frikë, derisa luftojnë për jetët e tyre në humnera.

Në Rotten Tomotoes, kritikët e vlerësuan me 92% këtë film, derisa audienca e vlerësoi 90%.

Duke shkruar për Daily Awards, Mark Johnson e cilësoi atë si një prej filmave më të mirë të luftës që janë bërë ndonjëherë.

Ai shkroi: “All Quiet on the Western Front është një film gojëhapës dhe një vepër e jashtëzakonshme pune. Nuk është veç një prej filmave më të mirë të vitit, por gjithashtu duhet të mbahet mend si një prej filmave më të mirë të luftës të të gjitha kohëve.

“Erich Maria Remarque padyshim do të admironte paraqitjen grafike të Berger”.

Ndërkohë, kritikja Leah Greenblatt shkroi për Entertainment Weekly: “Një film që duket tundues estetikisht dhe me të vërteta të domosdoshme: një dramë kundër luftës dhe që e kapërcen bombardimin e propagandës kryesisht vetëm sepse është bërë me kaq mjeshtëri dhe në mënyrë të pashlyeshme”.