11-vjeçarja që do krijojë një koleksion të librave
Me libra ishte e rrethuar që kur e mban mend veten. Kujtimet e para të saj lidhur me librin, 11-vjeçarja Fiona Kabashi i përjetoi me një prej personave me të dashur për të.
Ajo, në emisionin “Alarm” në ATV, ka rrëfyer momentin e parë kur nëna e saj e kishte dërguar në një librari, ku edhe kishte blerë librin e parë. “Kur e kam lexuar një libër, e kam vërejtur se më ka pëlqyer më shumë se librat që i lexojmë në shkollë, dhe prej atëherë, nuk jam ndalur së lexuari”, thotë ajo. Përmbushjen e saj, ajo e gjen tek librat fantazi dhe mister, sepse ia zhvillojnë kuriozitetin dhe mënyrën e të menduarit.
Rrëfimin e saj të plotë mund ta dëgjoni në videon e më poshtme.