E mërkurë, 27 Maj, 2020
Op/Ed

Žižek: “Vdekje përkrahësve të bombardimit të Serbisë!?”

Shënime nga Karantina (6)



Për Slavoj Žiźek-un, performuesin që do të dënonte me vdekje Havelin dhe Bernard-Anry Levy-n, pse mbështetën çlirimin e Kosovës dhe sagën e tij kosovare

Shkruan: Halil Matoshi

1. Gënjeshtari Žižek, shpresa dhe llymi kosovar

Duke analizuar rënien e Qeverisë së Kosovës, që përformuesi slloven Slavoj Žižek, sefte e cilëson si “një nga shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit”, përmes konkluzës se Kosova kishte rënë në duart e një brezi të ri, pa lidhje me pasionet etnike e të angazhur në modernizimin e vendit dhe të inspiruar nga një iluminizëm emancipues”, publikisht dhe pa u skuqë lajthitë me gënjeshtra lexuesit e tij dhe publikun e gjërë.



Pse ai gënjen?

Pretendimi se “Kurti ishte gjembë në këmbë për të gjitha forcat politike të afta të mbijetojnë vetëm në kënetën e pasioneve etnike dhe religjioze – ajo ishte e urryer nga obskurantistët e të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi”, ēshtë sikur të nxjerrësh Jean-Paul Sartre-in luftënxitës e Mao Tze Dung-un liberaldemokrat!?

Pikërisht lëvizja e Albin Kurtit është ngritur mbi pasionet e “kënetes” etnike, sepse kauza e themeltare që konstituon politikat e tij, ishte integrizmi etnik, “Bashkimi kombëtar” si dhe parimet e ngurta “një popull, një gjuhë, një flamur”, ngase flamuri i Kosovës së pavarur ishte për të një “leckë lara-lara”.



Teoris e tij e “gjakut dhe trollit” ishte pikërisht trampolina për ngjitje në majat e pushtetit politik!?
E “llymi”, kategoria e “Ancien Régime” sipas Žižek-ut, ashiqare janë ata që besuan në vlerat e përbashkëta euro-atlantike, veçantë vlerat e lirisë dhe dinjitetit të njeriut.

“Llymi” i Kosovës, sipas përformuesit slloven, janë ata, që u ngritën për liri e pavarësi që nga viti 1968 deri në luftën e UÇK-së dhe shtetkrijim 2008, të frymëzuar nga Lëvizja gandhi-ste, ajo e Luther King-ut si dhe brezi që u ngrit krahas ‘Pranverës sllovene’, ‘Solidarnošć-it’ në Gdańsk dhe Havelit, kurse “emancipuesit e rinj” komunistë, qenkan shpresa e Kosovës!?

2. Komunizmi që erdhi nga Covid19!?

Dhe Žižek me një qasje ekstremiste, me ndērdije të konstruktume si islami politik, flet për një konspiracion që di të ndihmonte për ta bërë Kosovën komuniste.

Ai, aksionin e ndërlidhë në mënyrë morbide me shfaqjën e Coronavirusit, si mundësi e mirë për instalimin e komunizmit, sukur gjithandej, por një kominizëm i ri, siç shprehet ideologu teorik i Lëvizjës Vetëvendosje!

“Coronavirusi i jep një shansë të ri komunizmit”, (tha ai për “The Spectator”) duke vajtuar më pas, se historia e Kosovës (rënia me votën e Qeverisë) “kercënon të bëhet fati i të gjithë neve!?”

Po të ishte gjallë Sartre do të thoshte me neveri “komunizmi që erdhi nga Coronavirusi”!?

Krahas Fidel Castro-s, Peter Handke-s e Noam Chomsky-it dhe disa anonimëve të dijes e publicistikës, më 1999 ishte rreshtu edhe “zbulimi” i Boiken Abazit, Elvis Hoxhës dhe Lëvizjës Vetëvendosje, Žižek.

3. Kundër Havel-it dhe Levysë

Përformuesi postmodern i filozofisë marxiste kishte kritikuar ish-presidentin çek, dramaturgun e madh Vaclav Havel për shkak të mbështetjes së tij dhënë ndërhyrjes së NATO-s.

Ai i pati ra në qafë Havelit, sepse sipas tij, jo vetëm se ndërhyrja çoi në përshkallëzimin e konfliktit, që duhej të parandalonte, por edhe për shkak të moralizmit të Havel-it, në krahasim me lëvizjet e mëdha emancipuese, të frymëzuara nga Martin Luther King dhe Gandhi.

Žižek një herë, me shpoti, tha se filozofi francez Bernard-Henri Levy dhe mbështetja e tij për ndërhyrjen ushtarake (në Kosovë vëtejtje: HM) janë arsyeja e vetme që ai ende mbështet dënimin me vdekje.

E Havel, në pyetjen se çfarë kishte kundër serbëve, ishte përgjigj se ata nuk i kishin bërë atij asgjë, por regjimi i tyre po i vret bashkëqytetarët e tyre.

“Duke ia bërë këtë shqiptarëve, është njësoj si duke ma bërë mua. Nëse lëndohet dikush, lëndohem edhe unë. Ky është parim i përgjithshëm i solidaritetit human, i cili i kalon kufijtë e shteteve dhe rajoneve.”

4. Si ia “lau duart” Žižek-ut kolumnisti Robelli?

Në kurthin e autorit slloven, ashiqare ranë dhe disa tekstshkrues me porosi nga diaspora, që i vardisën Revolucionit (në nënyrë infantile, pa e ditë se “ai i ha fëmijtë e vet”, që nga Jacobinët dhe Maximilien Robespierre e deri te Trosky) por edhe do media me duar të papastra (është titulli i një drame të Sartre-it) në Prishtinë.

Dhe në hezin e tij, për me e qitë poshtë Ramush Haradinajn, e ne e madhëru Žižek-un, kolegu Enver Robelli sjell një deklaratë në dukje korrekte të Žižek, për shqiptarët, dhënë në gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ);

Në Kosovë përherë i kam përkrahur shqiptarët kundër serbëve”- paskësh thënë njeriu i cili, po të ishte dijetar, spari nuk do ta përdorte kategorizimin “shqiptarët kundër serbëve”, ngase shqiptarët e Kosovës nuk u ngritën kurrë kundër serbëve, por kundër terrorit sistematik shtetëror të regjimit të Slobodan Milošević-it, që kulmoi me fashizëm klasik.

Por Robelli bën një gabim fatal e të rrezikshëm, duke “fsheh” nga publiku kosovar kundërshtinë e hapur të sllovenit ndaj pavarësisë së Kosovës.

Pra e manipulon deklaratën e Žižek-ut, të cilën po e sjellin të plotë:

“Unë gjithmonë i kam përkrahur shqiptarët kundër serbëve në Kosovë. Por unë nuk doja ta festoja pavarësinë në shkurt 2008. U nxitua, u krye në një mënyrë poshtëruese.

Në fakt, vendi është i okupuar nga fuqitë e huaja. Dhe ata i trajtojnë vendasit si fëmijë. Pashë me sytë e mi se si varur posterët ndërkombëtarë, mbi të cilët një qen dhe një mace qëndrojnë paqësisht pranë njëri-tjetrit.”
Kështu, në NZZ, (shih: https://www.google.com/amp/s/www.nzz.ch/amp/der_balkan_verschwindet-1.8447698) idoli i Vetëvendosjës dhe i Robellit & Co del hapur kundër pavarësisë së Kosovës dhe forcat e NATO-s që çliruan Kosovën i quan okupuese!?

Nuk habit neostalinisti Žižek, si një “mëkëmbës” teorik i Stalinit, pra një neomarksist hokatar, që justifikonte vrasjën e Bukharin-it, sepse, sipas tij, Stalini ka besuar vërtet në ato që ia kishin thënë bashkëpartiakēt, gjithnjë duke pretenduar në pastërtinë morale të partisë (komuniste; vërejtje: HM), por të çmerisin abuzuesit vendor me përformimin e tij!?

Kjo që u ndodhi varganit të intelektualëve të rinj të Prishtinës, që vrapuan t’i duartrokasin Žižek-ut, ishte si entuziazëm i pionerëve, jo që marrin vesh se çfarë përfaqëson Žižek, por thjesht se “nuk do të ketë shkollë sot”.

Shkrimi avetin i Žižek bëhet viral në Kosovë, dhe admirohet edhe nga disa publicistë serioz, për hir të mbledhjës të sa më shumë mburoje për kultin e personalitetit të liderit shpëtimtar, që thjesht, siç thotë Raymond Aron në librin “Opiumi i intelektualit”, është korruptim dhe prostituim i dijës!