Op/Ed

Vuciqi paralajmeroi Status Quo

Shkruan: Resul Sinani

Qe nga fillimi i fundit te ish-Jugoslavise ne vitin 1981 (pas vdekjes se Titos) me Serbine kemi biseduar dhe dialoguar ne situta e rrethana te ndryshme, por emruesi i perbashket i te gjitha atyre bisedimeve ka qene MOSARRITJA e ndonje MARREVESHJEJE ose imponimi nga ana e saj. Mirepo, KURRE nuk kemi arritur te NENSHKRUAJME nje marreveshje me ta per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves (pervec disa marreveshjeve teknike shumica ne favor te Serbise dhe serbeve)!

Qe nga Rambujeja e ketej, ne secilin tentim per te arritur nje marreveshje paqesore per statusin e Kosoves, ne kemi bere leshime dhe kompromise ne dem tonin ne dem te shtetesise se Kosoves, e te cilat asnje here nuk jane pranuar nga Serbia, por privilegjet e tyre jane shfrytezuar prej serbeve ne te gjitha nivelet.

Me Serbine, do te vazhdojme te dialogojme, por duke u mbeshtetur ne deklarimet e presidentit te Serbise gjate qendrimit ne Kosove, gjasat per te arritur marreveshjen e paralajmeruar jane inelzistente! Diskursi i tij ne teresi na sugjeron krejtesisht te kunderten e nje marreveshjeje, perkundrazi shenon fillimin e nje periudhe ne te cilen sic duke Serbia do te synoje nje prezence dhe perfshirje me te madhe politike dhe ekonomike brenda Kosoves, sidomos ne komunat me shumice serbe.

Kam pershtypjen, se deshira per te arritur nje marreveshje eshte vec e jona, e kjo deshire na ben teper naive sa qe besojme se kjo deshire ekziston edhe tek pala serbe. Por, diskursi i Vuciqit na paralajmeron per nje gjendje te ngrire te situates (STATUS QUO) edhe per shume kohe, me qellim defunksionalizimin e Kosoves nga brenda dhe jashte saj, me te gjitha mekanizmat qe ka ne dispozicion, ne menyre qe ta beje Kosoven shtet jo funksional dhe te deshtuar qe do te ishte barre permanente per bashkesine nderkombetare!

Per fund, sic thote Rame Buja: Qofsha i gabuar!